Politikë

Valteri tentoi ta qëllonte, Gjiknuri: Nuk e kam kërcënuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 05/10/20 |
Opi Nion

Deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar debatin e ashpër që pati me deputetin Halit Valterin jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Gjiknuri tha se nuk e ka kërcënuar Valterin. Sipas tij, deklaratat  e Valterit janë qëndrime politike dhe ai nuk kishte për çfarë e kërcënonte kolegun.

LEXO EDHE: Tentoi të qëllonte Gjiknurin, Valteri: Më kërcënoi në telefon

“Pse ta kërcënoja, nuk jam këtu për t’u marrë me Valterin, Nuk e di çfarë kërcënimesh ka marrë nga Gjiknuri. Kush është në politikë ka akuza personale. Unë nuk kërcënoj njeri, është e rëndësishme që sot është një ditë e madhe, sepse votohet Kodi i ri Zgjedhor. Ti denoncojë ato që ka”, u shpreh Gjiknuri

Më hetërt Valteri deklaroi se Gjiknuri e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar dhe se kjo gjë provokoi dhe debatin mes tyre./ Opinion.al

Pas