Krenari ka shprehur dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, falë mundësit Chermen Valiev.
Berisha shprehet se mundësi Valiev e meritoi medaljen dhe se arriti të nderojë Shqipërinë.
Postimi i Berishës:
Chermen Valiev, mundësi i ekipit tonë kombëtar, ka shkëlqyer në Lojrat Olimpike në Paris, duke fituar medalje Olimpike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka nderuar Shqipërinë duke bërë histori, me një rezultat 6-2 përkundrejt mundësit tjetër të Taxhikistanit.
Urimet më të mira dhe mirënjohje për Valiev për medaljen e bronxit që meritoi.