Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Valët zanore, një mënyrë e re trajtimi për stresin dhe ankthin

2023/01/09 at 9:33 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Valët zanore, një mënyrë e re trajtimi për stresin dhe ankthin

Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që një grup ekspertësh në Kaliforni të ofrojnë një lloj terapie, gjatë të cilave pjesëmarrësit thjesht dëgjojnë tinguj të ndryshëm për të trajtuar stresin dhe ankthin. Kjo pritet të jetë një prirje e re në rritje e trajtimit të stresit në vitin 2023.

Terapia zanore realizohet duke krijuar një ambient me tinguj të ndryshëm qetësues.

Kjo praktikë meditimi ka fituar popullaritet dhe përhapje gjithnjë e më të gjerë në industrinë e kujdesit për shëndetin mendor në Kaliforni. Ky lloj trajtimi tani ofrohet në shumë klinika dhe qendra private të shëndetit.

Sipas një studimi të Universitetit Georgetown, të kryer vitin e kaluar, meditimi ka efekt të ngjashëm me ilaçet standarde për trajtimin e ankthit. Studimi tregoi se të dyja format e trajtimit ulën me 30 për qind nivelin e ankthit tek pjesëmarrësit.

Relaksimi i mendjes dhe trupit shkakton uljen e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe nivelin e presionit të gjakut, thotë Ken Best, drejtor i qendrës “ManyLevels Healing” në Hollivud. Kjo qendër ofron kurse meditimi.

“Për shkak të pandemisë dhe faktorëve të tjerë, shumë njerëz sot hasin vështirësi për të përballuar stresin. Kjo ka shkaktuar një rritje të ankthit dhe shpërqendrimit, duke bërë që njerëzit të mos jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë qartë. Ne kemi arritur në përfundimin se trajtimet me tinguj vërtetë ndihmojnë në rikthimin e aftësisë së përqendrimit dhe zbutjen e ankthit”, thotë zoti Best.

Tridhjetë vjeçari Raphael Papalardo, punonjës i shërbimeve sociale, pajtohet më këtë vlerësim.

“Mendoj se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për publikun. Shumë njerëz punojnë pa u ndalur, duke mos lënë hapësirë për të reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë me cilat ata përballen. Ata nuk reflektojnë edhe për gjërat e mira në jetën e tyre. Koha dhe hapësira për të reflektuar janë shumë të dobishme”, thotë ai.

Ken Best përdor instrumente të ndryshme për krijimin e valëve zanore, përfshirë ato të indianëve të Amerikës, të përdorura për ritualet shpirtërore fisnore.

Pjesëmarrësit zhyten në jehonën e tingujve të krijuar nga cimbali, çaparet, vazot dhe instrumente të tjera.

Skenaristja pesëdhjetë e gjashtë vjeçare Barbara Fix thotë se i ndjen përfitimet e gjithë këtyre tingujve.

“Energjia e tingujve që përshkon trupin më bën më të përqendruar dhe më të gatshme për t’u përballur me sfidat e jetës”, thotë ajo.

Jennifer Elliott drejton seanca të ngjashme trajtimi në qendrën “Wellness Artha” në qytetin e Hollivudit.

“Shumë nga mjetet dhe metodat e lashta shëruese po i rikthejmë në botën moderne”, thotë ajo.

Instruktori i jogës Deandre Sinette thotë se i ndjen përfitimet nga kjo mënyrë e trajtimit të stresit dhe ankthit.

“Jam ndeshur me shumë sfida së fundmi dhe gjatë terapisë, kur shtrihem në dyshek, valët e tingujve të cimbalit që përshkojnë trupin tim më japin një ndjenjë të fortë relaksimi nga koka deri tek majat e gishtave të këmbëve të mia”, thotë ai.

Sipas një studimi të Grupit Amerikan të Punës për Shërbimet Parandaluese, në Shtetet e Bashkuara, 40 për qind e grave dhe 25 për qind e burrave ndikohen nga problemet e ankthit në një periudhë të jetës së tyre. /VOA

Ju sugjerojmë

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
Bota

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

13 Janar, 2026 10:53 pm
“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
Bota

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

13 Janar, 2026 10:21 pm
Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
Bota

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

13 Janar, 2026 10:15 pm
VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 9:51 pm
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Aktualitet

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

13 Janar, 2026 9:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
Para
Paratë e vjedhura në banesën e ish-drejtoreshës, nis hetimi mbi origjinën e parave

Paratë e vjedhura në banesën e ish-drejtoreshës, nis hetimi mbi origjinën e parave

Edy Reja bashkohet me skuadrën sllovene

Sot prezantohet trajneri i ri, FSHF falenderim për Edy Rejan

Lëvizje në SPAK/Xholi drejtues i krimit të organizuar, Kraja në bashkëpunimin me të huajt

Lëvizje në SPAK/Xholi drejtues i krimit të organizuar, Kraja në bashkëpunimin me të huajt

TE FUNDIT

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
13 Janar, 2026

Pas një ndërprerjeje prej gati dy dekadash, të rinjtë kroatë po thirren sërish për shërbim ushtarak. Pse e ndryshoi Kroacia...

Lexo më shumë

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
13 Janar, 2026

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton  nuk do t’i binden thirrjes së Kongresit për të dëshmuar në kuadër të...

Lexo më shumë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
13 Janar, 2026

Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com