Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Valbona Selimllari tregon për punën e re në Bashkinë e Tiranës: Si është të punosh me Erion Veliajn

2017/03/15 at 9:06 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Valbona Selimllari tregon për punën e re në Bashkinë e Tiranës: Si është të punosh me Erion Veliajn

Prej më shumë se një muaji, Miss-i i përjetshëm shqiptar, siҫ është konsideruar bukuroshja Valbona Selimllari, ka nisur një punë të re pranë Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga të gjitha punët që bën prej vitesh, nga programet televizive në të cilat ka marrë pjesë apo nga projektet brenda dhe jashtë ekranit, të qenit këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të është një privilegj, shkruan panorama.


Propozimit që i erdhi fillimisht nga një mikeshë e saj e më pas edhe nga Erion Veliaj, Valbona nuk i tha dot JO. Jo sepse nuk kishte një projekt në duar, por sepse mësoi se pjesë e kësaj pune të re do të ishin ҫështjet sociale, njerëzit në nevojë, fëmijët dhe ҫdo problematikë që ka të bëjë me ta.

17204454_10208698555364583_1215121360_n

Asgjë e lidhur me politikën, asgjë e lidhur me imazhin e saj, puna e re, edhe pse është ende në hapat e parë, nuk ka të bëjë me Valbonën si personazh i njohur i ekranit, por me përkushtimin që ish Miss Albania do të ketë pranë kësaj bashkie.

E ftuar këtë pasdite në “Pasdite në Top Channel”, Valbona ndau me publikun ndjesitë e para që i ka dhënë ky angazhin i ri pranë bashkisë. E pyetur si është ndier në vizitat e para pranë njerëzve në nevojë, Valbona tregon me shumë emocion: “Kam mbetur e surprizuar nga ata fëmijë … Unë nuk e dija, por një pjesë e fëmijëve që kemi vizituar merreshin nga rruga dhe aty u shpjegoheshin pse nuk duhet të rrinë në rrugë.…“

27a28fceda74835077a6ce8d500cf9a1

Puna me fëmijët, për Valbonën është puna më e bukur, sepse ajo e ka ditur gjithmonë gjuhën e tyre, sjelljen që duan dhe që i bën për vete. Por kjo nuk do të thotë kurrsesi se do të qëndrojë jashtë përgjegjësive, përkundrazi – me tërë ëmblësinë e saj, Valbona u ka vënë edhe kushte fëmijëve që trajtohen nga qendrat sociale: “Unë u kam dhënë edhe detyra atyre fëmijëve. Pasi mbaruan koncertet, u thashë se do të bëjmë një gjë. Nëse ju silleni mirë, në fund të këtij muaji, ne do këndojmë bashkë. Unë do bëj një këngë shumë të bukur për ju dhe pas kësaj, do të bëhet nami… Ishte një projekt joreal, por që mund të bëhet i tillë. Ishte diҫka që më lindi nga shpirti dhe do ta mbaj fjalën…” – thotë bukuroshja pa e fshehur emocionin.

Po si është të punosh me Erion Veliajn?

Valbona me Erionin njihen herët, prej vitesh. Nuk ishte kjo përballja e parë mes tyre: “Unë Erionin e njoh shumë, shumë herët. Nëse propozimi për të qenë pjesë e bashkisë, nuk do të vinte edhe nga ai, unë nuk do të isha në këtë pozicion. Është një djalë me ambicie, është punëtor, nuk e imagjinoni dot se ҫfarë është ai… “

thumbnail_32463140634_c2e726c8cd_c

Por ka një përgjigje edhe për anën tjetër të medaljes – komentet skeptike pas kësaj deklarate: “Erioni e meriton dhe jo si kryebashkiak. Mua më vjen shumë mirë që pas kaq vitesh, edhe në bashki kam gjetur atë Erionin që njoh unë… Ne, personazhet e ekranit, duhet ta pranojmë një gjë: nuk na duan të gjithë. Ka edhe nga ata që më thonë “tani që ke filluar këtë…”, mendojnë se po merrem me politikë. Unë nuk kam asnjë qasje politike. Jam njeri që vlerësoj atë që bëhet…”

E pyetur nëse është një punë që mund ta përballojë si kohë fizike, Valbona thotë se, përveҫ faktit që i fal shumë kënaqësi, është një punë që mund ta përballojë, sepse funksionon me projekte: “Unë e kam angazhim të përkohshëm ose më saktë, është angazhim i përhershëm, por me disa faza.” Me këtë rast, nuk do të lërë pas dore as fëmijët, por edhe ata do t’i marrë me vete. Ka shumë rëndësi që edhe tre fëmijët e saj ta prekin atë realitet, pse jo të bëhen pjesë e aktiviteteve me fëmijët ku është edhe nëna e tyre e, pse jo, t’i prekin këto situata e të jenë aktivë për të kuptuar se ka shumë njerëz që kanë nevojë për fare pak nga të gjithë ne, përkushtim e dashuri.

Kështu, Valbonën do ta shihni më shpesh me projekte të reja pranë Bashkisë së Tiranës, por jo si imazh, por si një nënë që do të japë sa të mundet për njerëzit në nevojë: “Unë nuk mendoj që imazhi i bashkisë ka nevojë për imazhin e Valbonës. Unë nuk do të jem as për imazh dhe as për mesazh. Bashkia është e mirëstruktuar që t’u dalë ballë të gjitha projekteve… Unë do të jap kontributin tim…”

 

Etiketa: bashkia e tiraneserion veliajkeshilltarevalbona


Ju sugjerojmë

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Para
Kriza diplomatike prek kafshët: Lopët holandeze përzihen nga Turqia

Kriza diplomatike prek kafshët: Lopët holandeze përzihen nga Turqia

Video-STOP/ I falsifikoi firmën për kredi, noteri ironizon gruan

Video-STOP/ I falsifikoi firmën për kredi, noteri ironizon gruan

Vullkani ishte aktiv. Pritej vetëm të shpërthente

Gjermani/ Eksploziv në zyrën e ministrit të Financave
















TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com