InstaBIZ

Valbona Selimllari bashkon Noizyn dhe Dafinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 05/11/15 |
root

Valbona Selimllari ka postuar pak minuta më parë një foto me reperin e njohur Noizy dhe ju do të pyesni se çfarë i bëri bashkë ata të dy?! Shumë e thjeshtë “Bobi” është drejtore e qëndrës tregtare Citypark, ku të dielën do të organizohet një koncert në të cilin do të performojë reperi shqiptar dhe këngëtarja Dafina Zeqiri. Kujtojmë që të dy këngëtarët nuk flasin me njëri-tjetrin, pas zënkës së famshme në aeroportin e Zyrihut, që Noizy pati me labelin ” BabaStars” dy vite më parë. Asokohe pjesë e këtij labeli ishte dhe Ledri Vula ( i lidhur me Dafinën atë kohë), ku pas sherrit Noizy i kushtoi një këngë ofenduese Dafinës, Ledrit dhe gjithë labelit kosovar. Tashmë marrëdhëniet e tij me Ledri Vulën janë shumë të mira dhe ku i dihet mbase pajtohet gjatë këtij koncerti edhe me Dafinën.

image


 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas