Me Stefi Priftin është solidarizuar edhe këngëtarja Valbona Mema, e cila u kërkon artistëve që të bëjnë peticion për Bleona Qeretin, që të ikë nga juria.
“Unë u mërzita shumë dhe reagova me një status sepse ju dua shumë dhe e di vlerën tuaj artistike, po ajo vajzë nuk e di akoma se ç’fatë kur të vlerëson një publik. Duhet të bëjmë një peticion të gjithë artistet që ajo të mos e ketë më vendin aty’’, shkruan këngëtarja Valbona Mema. Në përgjigje të saj këngëtari Stefi Prifti i bashkohet mendimit. “’ Valbona Mema faleminderit shumë. Me të vërtetë ajo dhe të gjithë ata nuk dinë, deri ku shkon show dhe çfarë është respekti për vlerën artistike dhe njerëzore’’, i është përgjigjur Stefi.