Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

2026/03/07 at 12:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon edhe më shumë përshkallëzimin.


Aeroporti Mehrabad, në kryeqytetin iranian, është përfshirë nga flakët pas bombardimeve izraelite në zonë. Goditjet erdhën vetëm disa orë pasi Irani kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin.

Përplasjet në rajon u intensifikuan ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të negocionte më me Iranin dhe se mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit ishte “dorëzimi i pakushtëzuar”.

Trump këmbënguli gjithashtu se “duhet të jetë” i përfshirë në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pas vrasjes së liderit të liderit suprem, Ali Khamenei, gjatë nisjes së ofensivës një javë më parë. Trump shtoi megjithatë se do të pranonte edhe një zgjedhje jo-demokratike, për sa kohë udhëheqësi i ri do të ishte miqësor ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Sulmet dhe kundërsulmet vazhduan përgjatë gjithë natës. Garda Revolucionare iraniane njoftoi se kishte nisur raundin e 23-të të goditjeve, ndërsa ushtria izraelite tha se po interceptonte raketa të lëshuara drejt Tel Avivit.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer i premtoi princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Mbretëria e Bashkuar ishte “gati të ndërhynte” në krizën e Lindjes së Mesme dhe të mbështeste mbrojtjen e tyre, pasi më në fund i lejoi Trumpit të përdorë bazat ushtarake britanike për sulmet kundër Iranit. Bombardues të Forcave Ajrore të SHBA-së, të aftë të godasin objektiva me deri në 34 ton eksploziv, mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të premten në mbrëmje, duke shtuar dyshimet se mund të jetë i afërt sulmi i madh ndaj Iranit- të cilin Trump e ka quajtur “ai kryesori”, teksa thotë se “më e keqja s`ka ardhur ende”.

Me konfliktin që hyn tani në javën e dytë, Donald Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje nga veprimet ushtarake në rajon. Sipas burimeve pranë administratës amerikane, presidenti po shqyrton seriozisht edhe mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren në Iran, edhe pse më herët e hodhi poshtë një ide të tillë si humbje kohe.



Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Para
Berisha ironizon Ballukun: Midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë konsiderohet hero

Berisha ironizon Ballukun: Midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë konsiderohet hero

Hegseth: Do të përballemi me forcë me këdo që ndihmon Teheranin

Hegseth: Do të përballemi me forcë me këdo që ndihmon Teheranin

Turqia dhe lufta në Iran, frika e përhapjes së konfliktit

Turqia dhe lufta në Iran, frika e përhapjes së konfliktit
















TE FUNDIT

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një...

Lexo më shumë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
5 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tyre në...

Lexo më shumë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}