Bota

Vala e dytë e pandemisë, Italia eksperimenton teste që bëhen nga qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 15/11/20 |
Opi Nion

Italia nga dita në ditë po shënon shifra në rritje të numrit të të infektuarve. Përkeqësimi i situatës së pandemisë ka bërë që Presidenti i Venetos, Luca Zaia, të njoftojë mbërritjen e një risie sa i takon testimeve, gjë që do të mund të ndihmojë shumë në luftën kundër koronavirusit. “Të hënën ose të martën do të eksperimentojmë me 5,000 teste që bëhen në shtëpi” tha Luca Zaia.

Zaia deklaroi se në këtë mënyrë do të reduktohet një pjesë e peshës së sistemit shëndetësor madje edhe kostot. Sakaq, ai citoi zyrtarin e OBSH-së, Ranieri Guerra, i cili tha se testet njëpërdorimshme të vetadministrimit, do të gjenden në farmaci.

Zaia, gjithashtu shpjegoi se javën e ardhshme ai do të tregojë testin, pasi ai të jetë testuar dhe autorizuar për shpërndarje.

Kjo risi testimi vjen në Itali, në kohën kur është regjistruar një nivel rekord prej 41,000 rastesh pozitive në ditë, ndërsa në mbarë vendin shtohen vdekjet dhe shtrimet në kujdesin intensiv./ Opinion.al

Pas