Bota

Vala e dytë e COVID-19/ Çekia mbyll shkollat, baret dhe restorantet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 13/10/20 |
Opi Nion

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ka bërë që Çekia të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe klubet e natës. Qeveria Çeke deklaroi se masat do të hyjnë në fuqi nga e Mërkura dhe do të zgjasin deri më 3 Nëntor.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha të hënën se Republika Çeke regjistroi rritjen më të shpejtë dy-javore për 100,000 banorë.

Vendi regjistroi 493 të infektuar për 100 mijë banorë dhe gati 1 mijë viktima, duke rezultuar kështu shteti me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë.

“Ne duhet të marrim masa që do të përmbysin trendin brenda dy ose tre javësh, përndryshe do të përfundojmë kapacitetin spitalor,” -tha Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 2 nëntor, me përjashtim të kopshteve për fëmijët e punonjësve në sektorët kyçë. Republika Çeke ka parë shënuar rritje të infeksioneve që nga gushti pasi kishte hequr shumicën e masave kufizimeve gjatë verës.

Qeveria që atëherë ka rivendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave të fytyrës në ambiente të mbyllura, ka zvogëluar numrin e njerëzve në vente që zhvillohen në ambiente të mbyllura por edhe të jashtme.

Aktualisht anë mbyllur pishinat, kopshtet zoologjike dhe palestrat. Po ashtu, nga e hëna janë pezulluar edhe ngjarjet sportive.

Pas