Aktualitet

“Vaksinojmë personalitetet”,Fuga-Ramës: Një i rrezikshëm që duhet lidhur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 18/02/21 |
Semiljana Azizi

Profesori dhe Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar “krim” deklaratën e kryeministrit Edi Rama, teksa është shprehur se do të nisë vaksinimi te personalitetet mbi 80 vjeç.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Fuga shpreh revoltën pas deklaratës së Ramës, duke thënë se “jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur”.

Sipas akademikut Artan Fuga, kush përcakton se kush do të vdesë ose kush do të jetojë është një i marrë që merr rolin e Zotit.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”, shkruan Fuga.

Pas