Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksinoi miqtë VIP, dorëhiqet Ministri i Shëndetësisë

2021/02/20 at 10:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinoi miqtë VIP, dorëhiqet Ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës, XIVe Gonzalez Garcia, dha dorëheqjen të premten me kërkesë të kreut të shtetit Alberto Fernandez, pas konstatimeve se ai u propozoi miqve të tij që të vaksinoheshin jashtë planifikimit.


“Unë po jap dorëheqjen nga pozicioni im në Ministrinë e Shëndetësisë pas kërkesës suaj të qartë,” tha Gonzalez Garcia në një letër të dorëheqjes drejtuar kreut të shtetit.

Ai do të zëvendësohet nga Dr. Carla Witsotti, 48 vjeçe, e njohur tani në Argjentinë, pasi ishte personi që ndërmori nismën e furnizimit të vendit me vaksinën ruse Sputnik V, sikurse bën me dije agjencia e lajmeve publike Argjentinase, TELAM.

Ishte gazetari i famshëm 71-vjeçar Horacio Verbicki (një nga të parët që hetoi mekanizmin e rritjeve të vdekjeve gjatë diktaturës ushtarake në librin e tij El Vuelo, botuar në 1995) i cili zbuloi skandalin, duke konfirmuar në një stacion radiofonik se ai shkoi të vaksinohej jashtë zinxhirit të planfikimeve, falë nxitjes së ministrit, mikut të tij të vjetër.

“I telefonova Gonzalez Garcia dhe ai më tha të shkoja në Spitalin Posada,” rrëfeu Verbicki.

Ai e bëri këtë veprim ditën kur në Buenos Aires, faqja në internet e bashkisë e krijuar për të mundësuar që personat mbi 80 vjeç të lënë takime për vaksinat, u mbingarkua për shkak të kërkesës së madhe.

Media raportoi për disa raste të tjera të politikanëve dhe personaliteteve të cilët gjithashtu shkuan dhe u vaksinuan jashtë zinxhirit të planifikimit.

Rasti ndezi reagime në faqet e rrjeteve sociale, të etiketuara #vacunasvip (“vaksinat VIP”).

Gonzalez Garcia siguroi në letrën e tij të dorëheqjes se “njerëzit që u vaksinuan i përkisnin grupit të popullatës që është imunizuar aktualisht”, domethënë ata ishin njerëz mbi 70 vjeç, vaksinimi i të cilëve filloi të Mërkurën.

Kreu i stacionit të radios El Destape, në të cilin Horacio Verbicki zbuloi se ai shkoi dhe u vaksinua jashtë planifikimit,  Roberto Navarro, njoftoi se po i jep fund bashkëpunimit me gazetarin e famshëm. “Është” e pamoralshme që 50,000 njerëz të vaksinohen si VIP, “tha ai./Opinion.al

Etiketa: argjentinedoreheqjeministri


Ju sugjerojmë

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Para
Newsweek ’90/Mbreti me sy blu Leka nuk është një monark bulevardi pa fron

Newsweek '90/Mbreti me sy blu Leka nuk është një monark bulevardi pa fron

Fluksi në spitale, pritet hapja e pavionit të tretë te Covid 3 dhe Covid 4

Covid -19 i merr jetën një tjetër mjeku

Rama: Paga 400 mijë lekë pa taksa, nuk do bëjmë mullinj me erë si opozita

Rama: Paga 400 mijë lekë pa taksa, nuk do bëjmë mullinj me erë si opozita
















TE FUNDIT

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një projekti të ri për bashkitë e vendit, të quajtur “Rilindja Urbane 2”, ku...

Lexo më shumë

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
24 Qershor, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve...

Lexo më shumë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}