Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është vaksinuar kundër COVID-19 në Spitalin e Qytetit të Ankarasë. Si shumë liderë të tjerë në botë edhe Erdoğan ka zgjedhur të marrë injeksionin live në televizion duke synuar heqjen e çdo dyshimi publik mbi efektivitetin e vaksinës.
Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”, tha presidenti për mediat.
Pas vaksimimit ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Brenda qëllimit të programit tonë të suksesshëm të vaksinimit, 254 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri më tani. Unë gjithashtu u vaksinova duke u bashkuar me ta”/Opinion.al.