Aktualitet

“Vaksinimi do të mbyllet për 14 muaj”,Rama: Presin rreth 2.2 mln shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 14/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka deklaruar se pretendon që vaksinimi në Shqipëri do të mbyllet në 14 muajt në vijim.

Ai është shprehur në “Open” se Spanja do të mbyllë vaksinimin në 2024, kurse Shqipëria ka ambicje ta bëjë vaksinimin tek 2.2 milionë njerëz e ta mbyllë atë për 14 muaj.

Ndërkaq, sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.

 “Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin.” ka thënë Rama/Opinion.al.

Pas