Bota

Vaksinat mund të mbrojnë nga varianti i ri i COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 27/11/21 |
Opi Nion

Varianti i ri i COVID-19 “Omicron”  ka ngritur alarmin e autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën. Varianti nga Afrika e Jugut, po përhapet në të disa shtete të Europës, Britani, Belgjikë dhe Itali.

Por, sipas një imunologu gjerman, vaksinat aktuale të koronavirusit mund të ofrojnë mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19, i cili për shumë ekspertë mund të jetë dhe më i transmetueshmi nga të gjithë të tjerët.

Imunologu Leif Erik Sander nga spitali “Charite” në Berlin deklaroi se nga testimet e hershme rezultoi se vaksinat janë në gjendje të krijojnë një farë mbrojtje ndaj këtij varianti me 32 mutacione.

Më herët, gjatë së shtunës, një ministër në shtetin perëndimor të Hesse, bëri me dije se variant Omicron i koronavirusit me shumë mundësi ka mbërritur në Gjermani, pas mutacioneve të gjetura në një pasagjer që sapo kishte mbërritur nga Afrika e Jugut.

Momentalisht, situata me pandeminë në Gjermani vijon të jetë e rënduar, ku vetëm në 24 orët e fundit, sipas institutit “Robert Koch”, 67 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Pas