Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksinat, mbrojtëse ndaj Covid-it afatgjatë

2021/09/08 at 7:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinat, mbrojtëse ndaj Covid-it afatgjatë

Hulumtimet e reja tregojnë se vaksinat e koronavirusit jo vetëm që ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit dhe sëmundjeve serioze, por mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e të ashtuquajturit ‘COVID afatgjatë’, ku simptomat mund të zgjasin me javë ose muaj të tërë.

Bradley Solomons, menaxher në një fabrikë në Afrikën e Jugut u prek nga COVID-19 në korrik të vitit të kaluar dhe kaloi më shumë se 20 ditë në spital. Muaj më vonë, ai ende ndjente vështirësi.

“Ndonjëherë e humbas kujtesën për tre deri në pesë minuta dhe nuk e di se çfarë po bëja dhe akoma kollitem. Herë pas here fytin e kam akoma të lënduar”.

Nuk ka shifra zyrtare por mendohet se miliona njerëz në mbarë botën kanë vuajtur nga i ashtuquajturi ‘COVID afatgjatë’, me simptoma që zgjasin më shumë se katër javë.

Gjendja mbetet ende e pa kuptuar mirë, thotë aktivisti britanik Ondine Sherwood.

“Mjekët ende nuk i trajtojnë njësoj siptomat. Ka mjekë që ende u thonë pacientëve se është për shkak të ankthit. Disa mjekë nuk e kuptojnë plotësisht këtë gjendje”.

Një studim i ri nga universiteti “Kings College” sugjeron se vaksinat e koronavirusit përgjysmojnë rrezikun e simptomave afatgjata të Covid-it, për atë numër shumë të vogël njerëzish që preken nga Covidi edhe pas vaksinimit.

Shkencëtarët e bazuan kërkimin e tyre në aplikacionin britanik ‘Zoe’, i cili gjurmoi simptomat e vetë-raportuara të 1.2 milionë njerëzve mes dhjetorit 2020 dhe korrikut të këtij viti.

0.2% e të anketuarve të vaksinuar raportuan se ishin të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 5 për qind raportuan se vuanin nga simptoma afatgjata të COVID-it krahasuar me 11 për qind të të pavaksinuarve.

“Pra, vaksina do t’ju mbrojë që të mos sëmureni nga virusi. Ajo gjithashtu do t’ju mbrojë nga simptomat afatgjata të këtij virusi”, shpjegon virologu Sterghios Moschos me universitetin Northumbria.

Gjetjet do të nxisin debatin nëse do të ofrohen vaksina për fëmijët. Një studim tjetër i fundit në Britani zbuloi se një në shtatë fëmijë vuan nga COVID-i afatgjatë tre muaj pas infektimit – me dhimbje koke dhe lodhje të radhitura si simptomat më të zakonshme.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, tashmë kanë filluar programet e vaksinimit për ata që janë 12 vjeç e lart./ VOA

Etiketa: covid-19Vaksinat

Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
SPAK merr në dorë dosjen e kokainës në Durrës

SPAK merr në dorë dosjen e kokainës në Durrës

Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohet Shqipëria ndaj San Marinos

Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohet Shqipëria ndaj San Marinos

Berat/Atentat ndaj 24-vjeçarit, qëllohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij

Tiranë/Kultivonin bimë narkotike,kush është biznesmeni që drejtonte grupin

TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com