Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksinat e reja kundër varianit Omicron

2022/09/12 at 5:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vaksinat e reja kundër varianit Omicron

Amerikanët po debatojnë nëse do të marrin dozën përforcuese të vaksinës së përmirësuar kundër COVID-19, të miratuar kohët e fundit nga autoritetet. Ekspertët i thanë Zërit të Amerikës se edhe pse këto vaksina u miratuan me shpejtësi, dozat që kanë veprim të dyfishtë, janë të sigurta dhe duhet të jenë në dispozicion të pjesës tjetër të botës.

Në kryeqytetin amerikan, opinionet janë të ndryshme në lidhje me nevojën për marrjen e një doze përforcuese të vaksinës që lufton virusin fillestar SARS-CoV-2 si dhe nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicronit, përgjegjëse për shumicën e infektimeve aktuale.

“Shumë kolegje mund të jenë duke u përballur me infeksione ndaj marrja e një doze përforcuese është mënyra e duhur”, thotë për Zërin e Amerikës studenti Kobie Andrews.

“Nuk kam nevojë për një dozë tjetër. Shpresoj që antitrupat që kam marrë nga vaksinat e mëparshme të funksionojnë”, thotë Trinity Turner, studente e infermierisë.

Ndërsa njoftohen rreth 200 raste infektimesh në ditë në kryeqytetin amerikan, organet shëndetësore të Uashingtonit duan që të gjithë banorët e qytetit të mund të marrin vaksinën.

“Kjo dozë ka një ndryshim të vogël nga vaksina që kemi marrë prej dy vitesh. Kjo dozë është e rëndësishme për sistemin imunitar, sepse lufton variantet që po qarkullojnë tani”, thotë Dr. Thomas Farley, me Departamentin e Shëndetësisë së qytetit të Uashingtonit.

Për të ndaluar përhapjen e infektimeve, autoritetet federale miratuan dozat përforcuese kunër variantit Omicron, por pa i testuar më parë tek individët. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë, por ekspertët thonë se vaksina është e sigurtë.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrejtit Skype me Dr. Jesse Goodman, ish-shkencëtar i lartë që sherbeu me agjencinë rregullatore të barnave.

“A pres probleme? A po trajtoheni ju si testues? Unë mendoj se jo. Autoritet shëndetësore po balancojnë përfitimet e mundshme nga vaksina me rreziqet”.

Dr. Paul Offit është anëtar me të drejtë vote në Komisionin Këshillues të Vaksinave pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave, që njihet si FDA.

“Mendoj se efeket anësore të vaksinës së përmirësuar të jetë i ngjashëm me ato të vaksinave ekzistuese, mRNA”.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se nëse njerëzit marrin dozat përforcuese, kjo mund të parandalojë 100 mijë shtrime në spital dhe kursejë miliarda dollarë kosto mjekësore.

Kjo nuk do të thotë se ata që marrin vaksinën duhet të ulin kujdesin. John Moore është profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë.

“Nëse disa të vaksinuar mendojnë se doza ka shumë aftësi mbrojtëse, ata mund të ulin masat mbrojtëse dhe shtojnë rreziqet e ekspozimit, duke ndikuar negativisht”.

Nisma për qasjen globale ndaj vaksinës, që ndihmon vendet vendet e varfra të kenë qasje ndaj vaksinave kundër COVID-19, po ndjek me vëmendje shpërdarjen e dozës së përmirësuar.

“Ndërsa vaksinat e përmirësuara ofrohen për publikun, ne duhet të sigurohemi që të kemi vaksina për të gjitha vendet në nevojë. Nëse vendet e pasura ofrojnë imunizim vetëm për popullsitë e tyre, kjo nuk ndalon përhapjen e virusit”, thotë Derrick Sim me COVAX.

83% e vendeve të mbështetura nga COVAX kanë filluar të rrisin injektimin me doza shtesë të vaksinës origjinale për popullatat me rrezik të lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shqyrtojë në muajt e ardhshëm të dhënat se si funksionojnë dozat e reja përforcuese përpara se të bëjë një rekomandim për përdorimin e tyre në mbarë botën./ VOA

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Kosovë, greva e arsimtarëve bllokon mësimin

Kosovë, greva e arsimtarëve bllokon mësimin

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind

Scholz: Armët gjermane po bëjnë ndryshimin në luftën në Ukrainë

Scholz: Armët gjermane po bëjnë ndryshimin në luftën në Ukrainë

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com