Bota

Vaksina ruse,SHBA: Duam një vaksinë të sigurt, jo të jemi të parët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 11/08/20 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratave të Rusisë se janë të parët që kanë regjistruar tashmë një vaksinë anti Covid. “Çështja është të kemi një vaksinë të sigurt për amerikanët dhe për të gjithë botën, jo të jemi të parët”, u shpreh Sekretari Amerikan i Shëndetësisë  Alex Azar, në një intervistë për ABC.

Kreu i Kremlinit deklaroi të martën se vaksina e tyre është e sigurt dhe se vajza e tij e ka marr atë.

Ndërkohë, shumë studiues mendojnë që Rusia ka përshpejtuar etapën e tretë të testimit të vaksinës tek grupime të mëdha të popullatës, duke ngritur dyshime mbi efikasitetin apo sigurinë e saj./Opinion.al

Pas