Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina/Meta: Transparencë, çdo veprim tjetër hyn në sferën e kontrabandës

2021/01/16 at 6:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksina/Meta: Transparencë, çdo veprim tjetër hyn në sferën e kontrabandës

Ndërsa ka folur lidhur me ardhjen e vaksinës kundër Covid në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha ndër të tjera se transparenca është e domosdoshme, duke konsideruar kontrabandë çdo sjellje apo veprim tjetër.

“Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës”, u shpreh Meta gjatë një interviste në News 24.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë të vaksinimit, ndërsa pohoi se situata në spitale është kritike.

“Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19”, tha Meta.

Kreu i shtetit deklaroi se është e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19, ndërsa pohoi gjithashtu se e shqetëson numri i lartë i humbjes së jetës tek pacientët që intubohen.

“Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese.

Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19. Mua më shqetëson gjendja aktuale e spitaleve tona, që kanë një infrastrukturë problematike.  Më shqetëson niveli shumë i lartë i humbjes së jetës për të gjithë ata pacientë, të cilët intubohen. Duhet të kemi në konsideratë edhe shumë problematika të tjera, që mund të ishin menaxhuar shumë më mirë, përfshi edhe çështjen e vaksinimit, kur dihet, që qeveri të tjera i kanë zgjidhur këto probleme prej kohësh dhe kanë një program shumë më të qartë vaksinimi se sa ne”, u shpreh presidenti./Opinion.al

Etiketa: metaqeveriaramaVaksina

Ju sugjerojmë

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?
Bota

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

14 Gusht, 2025 9:22 am
Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
Aktualitet

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

14 Gusht, 2025 9:12 am
Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia
Bota

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

14 Gusht, 2025 8:55 am
Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…
Bota

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

14 Gusht, 2025 8:40 am
Bashkitë përballen me situatë emergjente, por u mungojnë zjarrfikësit!
Aktualitet

Bashkitë përballen me situatë emergjente, por u mungojnë zjarrfikësit!

14 Gusht, 2025 8:33 am
“Neveri për lehaqeniet që…”/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave
Aktualitet

“Neveri për lehaqeniet që…”/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave

14 Gusht, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Para
Studimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

Studimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

Basha: Qeveria jep sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t

Kreu i ri i CDU, Basha: Unë dhe PD presim të vijojmë të punojmë së bashku

Nga Kurti tek Osmani dhe Mimoza Kusari,Vetvendosja publikon listën e plotë

Nga Kurti tek Osmani dhe Mimoza Kusari,Vetvendosja publikon listën e plotë

TE FUNDIT

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?
14 Gusht, 2025

E drejta ndërkombëtare ka udhëzime të qarta për njohjen e cedimit të territorit, thotë eksperti Pierre Tilberger. Në prill të...

Lexo më shumë

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
14 Gusht, 2025

Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit....

Lexo më shumë

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia
14 Gusht, 2025

Serbia dhe Kroacia po bëhen partnerë më të rëndësishëm për ekonominë gjermane sesa Rusia. Tregtia me Rusinë po bie, e...

Lexo më shumë

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…
14 Gusht, 2025

Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rusia ua ka shitur Shteteve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com