Komisioni Evropian, ka miratuar paketën prej 70 milion euro për vaksinat e COVID-19, në Bashkimin Evropian.Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një postimi në “Twitter”.
Ai shkruan se Ballkani Perëndimor është një partner i privilegjuar i BE dhe se do të ndihmohet për të kaluar situatën e krijuar nga pandemia CVOID-19.
Më tej, Komisioneri për Zgjerimin shprehet se vijon puna që Ballkani Perëndimor të nios vaksinimin kundër koronavirusit sa më shpejt.
“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”,- tha Varhelyi./ Opinion.al