Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar që shumë shtete të rikthejnë masat kufizuese.
E vetmja gjë e cila mund ndalojë pandeminë është vaksina anti-COVID, e cila deri më tani është në fazën eksperimentale.
Lidhur me vaksinë ka folur eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci deklaroi se edhe pse ai është “shumë i sigurt” që do të ketë një vaksinë të koronavirusit në muajt e ardhshëm, nuk ka gjasa që t’i rikthehemi jetës tonë normale deri në fund të vitit të ardhshëm, ose ndoshta në vitin 2022.
“Nëse nisim një fushatë vaksinimi dhe deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021 kemi vaksinuar një pjesë të konsiderueshme të njerëzve, mendoj se duhet presim deri në fund të vitit 2021, dhe ndoshta edhe në vitin e ardhshëm, para se të fillojmë të kemi disa pamje të normalitetit,” -tha Fauci në Universitetin e Melburnit.
Sidoqoftë, Fauci vuri në dukje se ndasitë politike dhe frika e humbjeve në ekonomi e kanë ndikuar në mënyrën se si SHBA po ecën me pandeminë.
Ai tregoi se nëse vendi do të ishte hapur gradualisht dhe me maturi, Amerika nuk do të ishte në situatën që ndodhet sot./ Opinion.al