Në një studim të publikuar në Britaninë e Madhe është arritur në përfundimin se vaksina e AstraZennecës mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19.
Shkencëtarët kanë deklaruar se ende nuk ka të dhëna që vaksinat të ndikojnë në kufizimin e përhapjes së COVID, por vaksina e AstraZeneca mund të vendosë për të ardhmen e pandemisë.
Rezultatet janë vlerësuar si “absolutisht të shkëlqyera” nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock. Vaksinat janë rruga më e mirë për të dalë nga kjo pandemi dhe ne po bëjmë përparim fantastik në vaksinimin e më të prekshmëve,” tha ai.
Studimi i Universiteti i Oksfordit, mati ndikimin në transmetim duke testuar personat të cilët mund të shfaqnin infeksione asimptomatike, duke testuar pjesëmarrësit çdo javë për të parë rastet kur mund të infektohen. Studimi zbuloi se vaksina ofronte 76% mbrojtje efektive nga një dozë e vetme për tre muaj. Efektiviteti i vaksinës u rrit me një diferencë kohore më të gjatë prej 12 javësh mes dy dozave.
Kur jepet doza e dytë, studimi zbuloi se niveli i mbrojtjes i siguruar nga vaksina Oxford-AstraZeneca rritet në 82%, raporton BBC./Opinion.al