Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina anti-Covid/ Shqipëria bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar COVAX

2020/09/22 at 2:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksina anti-Covid/ Shqipëria bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar COVAX

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anti-covid. Në një takim të organizuar me ekspertë të komitetit të imunizimit në Institutin e Shëndetit Publik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Shqipëria do të ketë të drejtën të zgjedhë vaksinën më të sigurt, duke u angazhuar financiarisht në një mekanizëm ndërkombëtar, ashtu si mbi 80 shtete të tjera në të gjithë Botën, përfshirë edhe vendet e Bashkimit Europian.

“Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale la të hapur edhe kanale të tjera komunikimi dhe bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian, për sigurimin e vaksinës në kohë.

“Është i rëndësishëm bashkëpunimi i nisur tashmë me instrumentin e COVAX, aleancën Gavi, por paralelisht dua të them se ne vazhdojmë të kemi komunikime me shtete të ndryshme të Bashkimit Europian, të cilët kanë shprehuar angazhimin që të munden të jenë edhe ata ndihmës për të mundësuar blerjen e shpejtë të vaksinës apo aksesin në vaksinë. Sigurisht të gjithë këto kanale komunikimi ne i kemi të hapura dhe do të shqyrtojmë mundësinë më të mirë nga pikëpamja e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës, për të garantuar shëndetin e popullatës kundër COVID19”, tha Manastirliu.

“COVAX Facility” është një mekanizëm ndërkombëtar (i përbërë nga Gavi, CEPI dhe OBSH) që koordinon resurset dhe kërkesën për vaksinë ndaj COVID-19 me kapacitetet prodhuese të kësaj vaksine. Fillimisht, do të furnizohen të gjitha vendet me mjaftueshëm doza për të mbuluar 20% të popullësisë. Më pas do të vijojë furnizimi i vendeve me pjesen e mbetur të dozave të kërkuara (nëse janë më shumë se sa 20%). Shqipëria është zyrtarisht pjesë e këtij mekanizmi, ku marrin pjesë 80 vende të Botës, ndërsa janë lënë të hapura disa kanale komunikimi me vendet e Bashkimit Europian./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni
Kronikë

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

4 Dhjetor, 2025 12:32 pm
Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi
Kryesore

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi

4 Dhjetor, 2025 11:34 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën

4 Dhjetor, 2025 11:23 am
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

4 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Para
Damian Gjiknuri: PD-ja kërkon qiqra në hell

Gjiknuri paralajmëron opozitën: Nëse nuk prononcohen ne vazhdojmë përpara

U kap me armë, jepet vendimi për Fjolla Morinën

U kap me armë, jepet vendimi për Fjolla Morinën

Rudina Hajdari: PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur

Hajdari:Pavarsisht kërcënimeve, nuk do tërhiqem nga listat 100% të hapura

TE FUNDIT

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni
4 Dhjetor, 2025

Në seancën e së enjtes të dosjes "Plumbi i artë" Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të...

Lexo më shumë

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi
4 Dhjetor, 2025

Agjendë personale i ka cilësuar Sali Berisha, takimet e Ervin Salianjit me demokratët. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës...

Lexo më shumë

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
4 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një përplasje me deputetin opozitar Agron Shehaj. Ky i fundit...

Lexo më shumë

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com