Bota

Vaksina anti-Covid pa gjilpërë, aplikohet me lazer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 13/10/21 |
Opi Nion

Për të shtuar numrin e të vaksinuarve, studiuesit në Holandë kanë testuar injektimin e vaksinave anti-Covid pa gjilpëra, por përmes teknologjisë lazer.

Ky proces vaksinimi është më i shpejtë se pickimi i një mushkonje dhe nuk shkakton aspak dhimbje.

Një në pesë holandezë kanë frikë nga gjilpërat dhe kjo metodë e re pritet t’iu vijë në ndihmë këtyre personave të vaksinohen.

Personalisht, nuk kam frikë nga gjilpërat. Ndoshta kjo do të bëjë një ndryshim për personat që kanë frikë nga gjilpërat . Mendoj se pjesa më e madhe e skeptikëve ndaj vaksinave nuk nisen nga fakti nëse ajo injektohet me shiringë apo jo, kështu që nuk e di nëse teknologjia me lazer do të bëjë ndonjë ndryshim të madh, por gjithsesi është mirë kur sheh se teknologjia dhe shkenca kanë bërë progres”.

David Fernandez Rivas, profesor në Universitetin Twente dhe studiues në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, që ka vënë në zbatim këtë teknologji, tha se pret që kjo mënyrë aplikimi jo vetëm të ndihmojë në rritjen e numrit të personave që do të vaksinohen, por edhe të shmangë rrezikun e infektimeve përmes gjilpërave.

Gjithsesi, do të duhet 1-3 vjet që kjo metodë të bëhet e zbatueshme për publikun e gjerë, në varësi të progresit të kërkimeve./ Klan News

Pas