Francezët kanë dalë në protesta pas shpalljes nga qeveria të disa masave të reja kundër koronavirusit, ku përfshihet dhe bërja e vaksinës e detyrueshme për disa kategori punonjësish.
Protestuesit janë shprehur kundër vendosjes së pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare dhe restorante.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Paris për të kundërshtuar vendimin e presidentit Macron .
Në Ditën e Republikës, qindra pronarë lokalesh, punonjës spitalesh dhe prindër kërkuan edhe njëherë “liri” përmes planeve të prezantuara së fundmi nga kreu i shtetit.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe në disa raste u shënuan dhe akte vandale, ku u dogjën makina të parkuara, kosha mbeturinash dhe dyqane./ Opinion.al