Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina anti-COVID/ Agjencia amerikane e barnave gati udhëzimet e reja

2020/09/23 at 3:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vaksina anti-COVID/ Agjencia amerikane e barnave gati udhëzimet e reja

Vullnetarët vunë 20 mijë flamuj të vegjël amerikanë përreth monumentit të Uashingtonit në kryeqytetin e vendit të martën, ditën që në Shtetet e Bashkuara numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 arriti në 200 mijë. Çdo flamur përfaqësonte 10 viktima që kanë humbur jetën prej momentit që virusi u fut për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti.


Gjatë një shërbimi ndërfetar të mbajtur tek monumenti i Uashingtonit për të shënuar ditën e trishtë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se numri i lartë i vdekjeve ishte “i parandalueshëm” dhe i bëri thirrje vendit që të përqafojë shkencën për të parandaluar humbjet në të ardhmen.

Në prill, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, tha se numri i të vdekurve do të arrrinte në “rreth 60 mijë”, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili më herët e kishte minimizuar koronavirusin si diçka të ngjashme me gripin sezonal, tha në muajin maj se numri i të vdekurve mund të arrinte nga 75 mijë deri në 100 mijë njerëz.

Por tashmë ekspertët e shëndetit në universitetin e Uashingtonit thonë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 410 mijë deri në fund të vitit.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve mes të gjitha vendeve, por disa shtete në Evropë dhe Amerikën Latine kanë regjistruar më shumë vdekje në bazë të numrit të popullsisë.

Në fund të prillit në Shtetet e Bashkuara regjistroheshin më shumë se 2 mijë vdekje në ditë si pasojë e koronavirusit. Aktualisht kjo shifër është rreth 800 të vdekur në ditë. Ekspertët e mjekësisë po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë dhe mund të sigurojnë miratimin për përdorimin e saj gjatë muajve në vazhdim. Por pa një vaksinë dhe me mbërritjen e motit sezonal të ftohtë, ekspertët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet sërish.

Shtypi ka njoftuar se Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, po merr në konsideratë një sërë udhëzimesh të reja e më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të mundshme kundër COVID-19.

Sipas rregullave të reja të propozuara u kërkohet kompanive farmaceutike të vëzhgojnë pjesmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, pasi të marrin dozën e dytë dhe përfundimtare të një vaksine eksperimentale.

Në bazë të udhëzimeve, do të vëzhgohen të paktën edhe pesë raste të rënda me COVID-19 mes vullnetarëve që morën një vaksinë neutrale, të njohur si placebo.

Dy kompani farmaceutike që janë duke zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, Moderna dhe Pfizer, kanë fillur vetëm administrimin e dozave të dyta tek vullnetarët e tyre.

Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim për një vaksinë të re do të merrej pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Presidenti Donald Trump ka thënë prej disa javësh se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion ose në tetor ose menjëherë para ditës së zgjedhjeve.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe agjenci të tjera dhe ente rregullatore të qeverisë federale kanë parë që besueshmeria ndaj tyre ka rënë si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre për të ruajtur pikëpamjet e zotit Trump lidhur me natyrën e pandemisë.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus në më shumë se 20 shtete, me shumë raste infektimesh të raportuara në kolegje dhe unversitete si rezultar i kthimit të studentëve që nuk respektojnë udhëzimet për distancim fizik. Përhapja e virusit po ashtu ka shkaktuar kaos për shkollat në të gjithë vendin. Administatorët dhe stafi pedagogjik po përballen me vështirësitë e mësimit përmes internetit ose me një kombinim të mësimit në internet dhe në disa ditë në bankat e shkollës.

Anëtarët e bordit të arsimit në kontenë Miami-Dade në Florida, distrikti i katërt shkollor më i madh në Shtetet e Bashkuara, votoi të martën për rikthimin e nxënësve në shkollë duke nisur prej mesit të tetorit. Vendimi u arrit pas një mbledhje prej 29 orësh pa ndërprerje, që përfshinte 18 orë dëshmi publike nga më shumë se 750 persona.

Në bazë të planit të paraqitur nga shefi i arsimit Alberto Carvalho, fëmijët deri në klasë të parë, si dhe ata me nevoja të veçanta, do të kthehen në shkollë me 14 tetor ndërsa pjesa tjetër e nxënësve do të kthehen në klasa më 21 tetor.

Prej fillimit të muajit gusht procesi i mësimdhënies përmes internetit në kontenë Miami-Dade ka patur shumë probleme, përfshirë ndërprerje të qasjes në rrjet, probleme me programet kompjuterike dhe një sulm kibernetik nga një nxënës i një shkollë të mesme./ VOA



Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
COVID-19 në Kosovë, 6 viktima dhe 213 raste të reja

Pandemia në Kosovë, 1 viktimë dhe 62 raste të reja

Vrasja e Hajdarit/Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës

Vrasja e Hajdarit/Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës

Zgjedhorja/ Kim: Kemi marrëveshje, topi në fushën e Bashës

Yuri Kim: Mos u dorëzoni para atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë
















TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com