Aktualitet

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenti letër Artan Lames: Çfarë i kërkon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 06/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkrese Drejtorit te Kadastrës, Artan Lame ku i kërkon informacione për kandidatët për shkak të procedurave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese.

Shkresa i është vënë për djeni edhe 5 institucioneve të tjera , Kuvendit të Shqipërisë, Avokatit të Popullit, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Delegacionit të BE, misionit të ekspertizës së SHBA në Shqipëri, ndërkohë që kërkohet edhe vëmendja e kryeministrit Edi Rama.

Meta thotë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

Kreu i shtetit i drejtohet Lames duke i thënë se disa drejtori vendore të ASHK-së nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë që të vonohet procesi.

“Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën”-thuhet ne letër.

Meta thotë se në mbledhjen e fundit të datës 31 maj, KED ka diskutuar mbi këtë çështje duke i kushtuar një pikë të veçantë në rendin e ditës. Pas diskutimit në këtë mbledhje, KED në përfundim vendosi që t’i ri-drejtohet me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicion të KED informacionin e kërkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administrimit të Kadastrave.”

Kjo vendimmarrje e KED është mbështetur dhe është kërkuar të procedohet pa asnjë vonesë, edhe nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës që marrin pjesë në këto mbledhje. Shqetësimi mbi vonesa të mundshme që mund të përballet KED në procesin e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i është bërë prezent Këshillit nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës në disa mbledhje edhe përgjatë këtij viti (2022).

“Në mbledhjen e KED të datës 31.05.2022 u diskutua gjithashtu edhe mbi drejtoritë vendore konkrete që nuk kanë sjellë informacionin e kërkuar, ndërkohë që shumë të tjera (rreth 40) e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe e kishin përcjellë informacionin e kërkuar prej KED.   Në kushtet kur shumica e zyrave vendore kanë kthyer përgjigje dhe vetëm disa prej tyre ende jo, është e qartë se nuk ka asnjë pengesë objektive për këtë mosreagim, por është e dukshme që këto zyra ose nuk kanë njohuritë për zbatimin e ligjit, ose nuk kanë vullnet për të vlerësuar dhe mbështetur këtë proces me kaq rëndësi për vendin, siç është një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale”, vijon letra e Metës.

Meta thotë se vonesa nuk duhet të ndodhë aq më pak, për një proces që po zhvillohet nga një organ i pavarur kushtetues siç është KED./Opinion.al

Pas