Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes 

2024/10/28 at 12:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes 

Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, më 19 shtator, dhe shpallja e vendit vakant për zëvendësimin e saj, me një mandat deri në vitin 2028, rrezikon të çojë në shkelje të Kushtetutës, e cila parashikon (Neni 125, pika 6) se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”. Skema e parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në pjesën e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, për të garantuar, që në vitt 2025, 2028 dhe 2031, të mund të realizohej ndryshimi, me tre anëtarë, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë). Një skemë e cila reflektonte dispozitat kalimtare të Kushtetutës (Neni 179, pika 3), të ndryshuar në kuadër të reformës në Drejtësi, ku parashikohej kufizimi i mandatit. 


Edhe Opinioni i Komisionit të Venecias, i qershorit 2020, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues, i bën të njejtin lexim skemës, kur në pikën 18 shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”. 

Për grupin e tre anëtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, në dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke emëruar anëtaren Sonila Bejtja, përcakton se bëhet fjalë për vakancë të përkohshme (vendin e lënë nga anëtari Sokol Berberi, mandati i të cilit kishte përfunduar në vitin 2016). 

Po kështu dhe Gjykata e Lartë, në datë 16 janar të vitit 2023, e përcakton madje të shprehur qartë se ka vendosur “zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Zonja Zaçaj, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, mori mandatin pasues të zonjës Vitore Tushe, që kishte përfunduar në vitin 2017. Nëse do të kishte qenë 9 vjeçar, ai do të duhej të përfundonte në vitin 2026, por për të garantuar skemën e rotacionit me tre anëtarë në vitin 2025, ky mandat u kufizua me një vit. 

Për çudi, më herët, në vitin 2019, Parlamenti, organi i tretë i emërtesës, rezulton të ketë qenë ai që nuk ka respektuar skemën, e përcaktuar nga Kushtetuta dhe Ligji i Gjykatës Kushtetuese, kur për mandatin pasues të Vladimir Kristos, i përmbyllur në vitin 2016, emëroi, në 11 nëntor të vitit 2019, zonjën Elsa Toska për një mandat të plotë. “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e plotë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.02.2018.”, lexohet në vendimin e firmosur nga kryetari i atëhershëm Gramoz Ruci. Në faqen e parlamentit, nuk gjenden dokumentat shoqëruesë, dhe as raporti i shqyrtimit në Komision. Zëri i Amerikës kërkoi në rrugë zyrtare nga parlamenti këtë dokumentacion, por nuk mori asnjë përgjigje, dhe në shkelje të afatit 15 ditor, brenda të cilit autoritetet duhet të japin informacion. 

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të datës 23 shtator 2024, për deklarimin e mandatit të zonjës Toska, merret si referencë pikërisht vendimi i parlamentit, që i kishte dhënë asaj mandat të plotë. Megjithatë vendimi që i dërgohet parlamentit si organ i emërtesës, nuk përcakton se kur përfundonte mandati i saj. 

Një javë më pas, parlamenti, përmes kryetares Elisa Spiropali, shpall vakancën. Duke ju referuar vendimit të nëntorit 2019, në njoftimin për aplikimet, përcaktohet se mandati për të interesuarit është deri më 14 nëntor 2028. 

Nga një pikëpamje formale, zonja Spiropali duket të ketë ndjekur procedurën e mëparshme të parlamentit. Por ekspertë të kushtetutës të kontaktuar nga Zëri Amerikës, shpjeguan se dorëheqja e zonjës Toska, ishte një rast i mirë për të korrigjuar gabimin e mëparshëm, edhe sepse, ripërtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet, me një të tretën e saj, sipas përcaktimit të vetë Kushtetutës, prevalon mbi çdo akt tjetër. 

Praktikisht, duke ecur në këtë rrugë, ripërtëritja sipas parashikimit të nenit 125, pika 6 e Kushtetutës, cënohet qartazi. Në vitin 2025, do të duhet të largohen 2 anëtarë, ndërsa në vitin 2028, katër anëtarë. Dhe një gjë e tillë do të trashëgohet edhe më pas, duke e prishur përfundimisht, të gjithë skemën. 

Zëri i Amerikës, ju drejtua zyrtarisht parlamentit, duke kërkuar vlerësimin ligjor mbi bazën e të cilit, kryetarja Spiropali shpalli vakancën deri në vitin 2028, dhe nëse ishte marrë në konsideratë, fakti që një gjë e tillë binte ndesh me përcaktimin e Kushtetutës për ripërtëritjen e Gjykatës, si dhe skema që ishte në fuqi, kur ishte emëruar zonja Toska. Kërkesa drejtuar parlamentit, daton më 8 tetor. Ndonëse afati i detyrueshëm për institucionet, për të dhënë informacionin e kërkuar, është 15 ditë, nga parlamenti nuk ka asnjë përgjigje ende dhe sot. 

Në ndryshim nga parlamenti, Gjykata e Lartë, një tjetër organ emërtese për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës, për një vlerësim të rëndësisë së ripërtëritjes, shprehet se “ky proces është sa i rëndësishëm, aq edhe detyrues, si për Gjykatën e Lartë, ashtu edhe për dy institucionet e tjera”, parlamentin dhe presidentin. Gjykata e Lartë, thekson më tej se “për shkak të rëndësisë që ka ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të vazhdueshme, një herë në tre vjet e një të tretës së anëtarëve të saj, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, konkretisht, neni 179 ka parashikuar një skemë të qartë për realizimin e saj…”, dhe se ky rregullim kushtetues, është qartësuar më tej edhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, “ku në nenin 86 është parashikuar skema e kryerjes së ripërtëritjes për fazën kalimtare (deri në vitin 2022), ndërkohë që pas kësaj periudhe, çdo tre vjet (viti 2025, 2028 e në vijim) ripërtëritja kthehet në normalitet”. 

Gjykata e Lartë, saktëson se ajo “si organ emërtese, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t’i qëndrojë strikt respektimit të rregullave, të cilat i shërbejnë një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, me qëllim përmbushjen në kohë të standardit kushtetues të ripërtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, çdo tre vjet, në një të tretën e gjyqtarëve të saj”. 

Për një vlerësim të situatës së krijuar, Zëri i Amerikës ju drejtua zyrtarisht edhe Gjykatës Kushtetuese, por përgjigja në rrugë telefonike, ishte se anëtarëve të Gjykatës nuk u lejohet të bëjnë interpretime të kushtetutës, dhe se referencat e vetme janë dy nenet e Kushtetutës, ai 125, pika 3 “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi”, dhe neni 129 sipas të cilit “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Megjithatë, rasti i zonjës Toska, hyn në skemën e parashikuar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës deri në vitin 2022, parashikuar në dispozitat kalimtare, po të Kushtetutës./VOA 



Ju sugjerojmë

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Bota

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

14 Qershor, 2025 3:56 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025 3:49 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
Aktualitet

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

14 Qershor, 2025 2:26 pm
Para
Berisha publikon të dhënat e World Justice Project: Konfirmohet dështimi i plotë i drejtësisë 

Berisha publikon të dhënat e World Justice Project: Konfirmohet dështimi i plotë i drejtësisë 

Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Duan arrestimin e kreut të PD, Rama nuk bën dot pazare me opozitën

Opozita proteston të martën, Berisha: Në ato 3 orë luftojmë për interesat e shqiptarëve

Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet

Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet
















TE FUNDIT

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
14 Qershor, 2025

Botërori i Klubeve do të ndezë motorët këtë të dielë, me skuadrat më të mira në botë që sfidojnë njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
14 Qershor, 2025

Pak orë pasi Irani sulmoi Izraelin, një paralajmërim i fortë ka ardhur nga ky i fundit. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
14 Qershor, 2025

Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me...

Lexo më shumë

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
14 Qershor, 2025

Pas sulmeve iraniane me të plagosur e të vdekur, Izraeli deklaroi se do ta shënjestrojë përsëri Teheranin. Irani përgjigjet me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com