Aktualitet

Vajzat nga Kosova rrëfejnë historinë: Përjetuam tmerr në Rrugën e Kombit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:45 - 19/11/15 |
b.f

PRISHTINE- Disa vajza nga Kosova tregojnë se kanë përjetuar tmerr në Rrugën e Kombit teksa janë ndjekur nga persona të armatosur. Kosova Press sjell dëshminë e njërës prej tyre, që nuk ka pranuar të identifikohet. Ajo ka kritikuar ashpër policisë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur më 15 Nëntor.

Njëra nga vajzat (emër i njohur për redaksinë), që ka qenë pjesë e udhëtimit, rrëfen për peripecitë dhe frikën që e përjetuan brenda territorit shqiptar, pasi me shoqet kishte vendosur të kalonin fundjavën në Shqipëri, për të festuar një moment të rëndësishëm në jetën e njërës prej shoqeve.

Ajo rrëfen për neglizhencën e Policisë shqiptare, duke përshkruar ne detaje udhëtimin e tyre përgjatë fshatit Fishtë, në qytetitn e Lezhës – një rrëfim tmerri psikik që mund të bëhet pjesë e skenarit të ndonjë filmi.

Vajzat në njërën veturë sulmohen nga një motoçiklist i armatosur, i cili i ndjek gjatë rrugës. Ato bëjnë telefonata të shumta për të denoncuar rastin, ndërsa synim të vetëm kishin arritjen në kufirin me Kosovën, apo që së paku rrugës ta shohin një veturë me targa të vendit nga i cili vinin. Gjithçka që lidhej me Kosovën, në këtë situatë frike, ishte simbol i sigurisë për to.

“Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Aspak! Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët e Shqipërisë”, ka thënë bashkëbiseduesja.

Vajzat bëjnë telefonata të shumta, por kudo hasën në neglizhencë. Për këtë rast paralajmërohen edhe vajzat në veturën tjetër, që të mos ndalen askund rrugës. Por, vetura e dytë ndalohet nga policët dhe dërgohet në Stacionin policor të Lezhës. Vetura e parë refuzon këtë kërkesë. Duke u bazuar në shumë lajme ditore në Shqipëri se kriminelët shpesh kanë lidhje me organet e rendit, vajzat në këtë veturë shpresonin se me të arritur në Kosovë do të mund të ndihmonin më shumë. Por, kërkesa e tyre, drejtuar policëve të Lezhës, ishte që vetura e ndaluar të përcillet deri në kufi, sepse ishte natë dhe rrugët nuk ishin të sigurta. Fatkeqësisht, kjo kërkesë hasi në vesh të shurdhër.

Terrori përfundon në ora 4:30 të mëngjesit, kur veturat dhe shoqet bëhen bashkë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ato janë të lumtura që mbetën gjallë nga sulmuesi e edhe që nuk e humbën kontrollin në ngasje duke shmangur ndonjë aksident. Por, në këtë moment të lumtur, vajzat përjetojnë tronditje tjetër, me arsyetimin banal të policëve nga Kukësi për sulmuesin e armatosur: “Njeriu ka hallet e veta, ka punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli! Këto gjëra ndodhin në çdo vend. Nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë. Pse vajtoni”?!

“Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi”, thotë bashkëbiseduesja. “Një pjesë e madhe e të ardhurave në Shqipëri sigurohen nga kosovarë. E çfarë po marrim në këmbim: vjedhje dhe terror që na shkaktohet në ato rrugë”!

Duke u bazuar në këtë histori, që këto vajza i ka bërë të mos marrin më rrugën për Shqipëri, bashkëbisedueses i duket temë ironike që në mediat shqiptare temë qendrore e diskutimit është rreziku që Shqipërisë i kanoset nga ISIS-i.

“Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë”, ka thënë ajo. /Kosovapress/

KOMENTO (11)

Shkruaj nje koment

  1. nji skenare shum e mire ne krejt boten ka hajna pere nji raste te tile nuke nenqmihet dhteti vili kena andrue pere me shkue ne Shqioerijen e dashure uldhtoje prej vit.1995 dhe asnjihere snaka ndolure as gje oo vetem pushime tkenshme e nji gjuhe po kosovart shumica jone labil gjithe pere ta edhte e huja e mire shkoni atere Budva pushim ndoshta kaloni mamire tu ju nonqmue une e dua Shqioerijen e dua poplin tem e te hujin e respektoj

  2. Po eshte e vertet oj qur se te huajt e din qe ska siguri ne shqiperi andaj nuk vijn per pushime ne shqiperi se jeni hajduq te pa edukat malsor te pist vetem ne qe vijm per turism ne shqiperi se ndryshe ska turism shqiperia e poshter

  3. Hahah po skeni faj ju nga shqiperia se ne kemi faj qe vijm andrej me mire te shkojsh ne turki apo ne greqi te pakten vlersohesh jo si ju qe trajtoni ne sikur ju trajtoheni ne greqi haha te prapambetur. Nje her kam qen ne shqiperi mkan vjedhur €2.50 coftinat

  4. Desha të shtoj edhe diçka! megjithse gjithmon kam udhtuar në Shqipëri mbas qlirimit të Kosovës sidomos shumë her nga rregullimi i autostrades 2009 viti. Pse kjo ndodh veç në Shqiprinë e mesme, ma qarte nga Fushkruja, Lezha e veriu? Pse kjo kurr nuk ka ndodh qe nga renia e komunizmit nga viti 1992, shqiptarët e maqedonis kan udhtuar në Shqipëri edhe sot e kësaj dite kurrë turistav shqiptarë apo të huaj kurrë sju ka ndosh asgje nga Elbasani e deri në Sarand e Ksamil kultura e veri jugut edhe jugut të Shqipëris eshte prefekte nga mesi i Shqipërisë e deri në jug!

  5. Sdi çka të them kjo nuk ndodh askund, mu palçkit ne mes te rrugeve e autostradave gjithe evropen e kam ec e jetoj mbi 25 vite këto gjana nuk ndodhin bile kurr nuk kan ndodh edhe në shtetin armik serbin, edhe në Kosovë kurr skam degjuar për kesi gjera bile ora 3 te nates ec ne çfardo rruge qytet fshat APO mal kush ste ndal ne Kosovë. Mirë ka punu Enver Hoxha. Rroft Enver Hoxha veq aj e kish drejtu në rrug të drejt kët popull

  6. O fshatar, katundare. Ne kemi faj Kosovaret qe vijme e ju lejme para tek disa debila si puna jote. Se smund ti fus me nje thes si ty poshtersire. Berisha deshti te na bashkoj por nuk bashkohet fshatari me askend.. te eger jeni ju. Skeni dal nga Ai rexhim skoka sidomos ju fshataret kurr nuk do te dilni sepse jeni te prapambetur dhe gjithmone do te mebeteni ashtu. Pisssssss

  7. Pse vini mosi niheni te pa sigurt, nuk u duam qe te na vini me na qelb venin ton extremista ju, sherrin po ja u shohim ju edhe sali berishes si bani ate rrug se kurr nuk ishte ne projekt me u ba, pisa ju edhe ky si ja u bani at rrug,

  8. rrofshin sa malet ishslla cikat e kosoves .un do dal vullnetar ti ruaj cikat e kosoves qe kurr mos te keni probkeme ne rruget e shqipris .ne tirane ju garantoj me jeten time

  9. Rruget tona jane totalisht te pa sigurta, po kjo keto komentet mbi te ardhurat mund te na i kishte kursyer se na hapi barkun.

  10. “Një pjesë e madhe e të ardhurave në Shqipëri sigurohen nga kosovarë. E çfarë po marrim në këmbim: vjedhje dhe terror që na shkaktohet në ato rrugë”! ca hua mojjjjjjjjjjjjjjjj cilat te ardhura flet kjo, per ata kosovaret qe punojne ne call center dhe jetojne ne qytet studenti?
    Dakort jam me te gjitha ca tha po ketu e tregoi ne fund qe jane totalisht jashte orbite, fullerant i thone madje nder nje mije e nje fjalet idiote te sajuara kosovare.

Pas