InstaBIZ

Vajzat e ekranit që mbajnë mbiemrin e tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 06/11/15 |
root

Mediat e huaja raportonin sot se Angeline Jolie kishte ndryshuar mbiemrin e saj, duke marrë atë të bashkëshortit të saj. Angeline Pitt, nuk tingëllon bukur fort por hollivudiania e famshme i mban tashmë të dyja mbiemrat. Po femrat e showbiz-it shqiptar a e kanë ndryshuar mbiemrin e tyre, disa prej tyre po dhe disa të tjera jo. Ne do t’iu tregojmë se cilat janë ato që nuk e kanë ndryshuar mbiemrin e vajzërisë.

Rudina Xhunga

Gazetarja Rudina Xhunga mban ende mbiemrin e saj të vajzërisë. Ajo është e martuar me ish-diplomatin Dritan Hila, por mesa duket ka preferuar të mbaj mbiemrin e saj.

Eni Jani

Aktorja Eni Jani është martuar me një nga aktorët e njohur të skenës shqiptare, sicc është Genci Fuga. Por edhe pse Fuga është një mbiemër i njohur Eni ka preferuar të mbaj mbiemrin e saj.

Alketa Vejsiu

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me moderatoren Alketa Vejsiu. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, por përsëri mban mbiemrin e saj.

Adrola Dushi

Studime të ndryshme thonë se vajzat e moshës 20-25 vjeç, preferojnë të marrin mbiemrin e bashkëshortit, por ky nuk është rasti i Adrola Dushit. E cila thotë me bindje se nuk do ta ndërronte kurrë mbiemrin e saj dhe nuk e ka bërë këtë gjë.

Edlira Çepani

Edhe bashkëshortja e deputetit të PD, Gerti Bogdani, Edlira Çepani ka zgjedhur të mbajë mbiemrin e saj të vajzërisë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas