Një grua e moshuar është gjetur e vrarë rreth 2 javë më parë dhe policia nuk kishte asnjë informacion se kush mund të ishte vrasësi. Por mbrëmjen e sotme ka ndaluar një vajzë të re, një 29-vjeçare shqiptare.
Siç shkruajnë mediat italiane, vajza shqiptare është arrestuar sepse policia e akuzon për vrasjen e 71-vjeçares Rosa Maria Radiçi, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor në një vilë në Bari-Palese, shkruan SYRI.net.
Sipas policisë, vajza është e njohur me viktimën dhe ngjarja mund të ketë në bazë një hakmarrje personale të vajzës kundrejt të moshuarës. Policia thotë se vrasja është e paramenduar.
E moshuara fillimisht ishte mbytur, duke i bllokuar qafën me duart dhe më pas i ishte vënë në kokë një qese plastike e cila ishte izoluar me natriban.
Asaj i ishin lidhur duart që të mos e hiqte qesen dhe në këtë mënyrë kishte vdekur e mbytur.