Nuk e dimë nëse reperi e ka përjetuar ndjesinë e të paturit vjehrrë, ama një mendim e ka për këtë të fundit.
Ermal Mamaqi postoi një foto në Isntagramin e tij në të cilën shfaqet një shtëpi me një derë në vend të dritares dhe shkruan: “ Këtu mer kuptim shprehja ‘Nqs del nga ajo derë, nuk kthehesh më’. Por epik ka qenë komenti i Noizyt i cili shkruan poshtë fotos: “Dhoma e vjehrrës”. Kaq mjafton për të kuptuar se reperi nuk paska një marrëdhënie të mirë me vjehrrat ndaj vajza që pretendon ta ketë në krah, duhet ta ketë parasysh këtë.