Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

2016/08/07 at 7:30 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

Më 2 gusht 2016, në Policinë e Tiranës u depozitua një kallëzim për një ngjarje të rëndë. Një vajzë 17­vjeçare shkoi në Komisariatin nr.4 të Policisë së Tiranës dhe njoftoi Policinë se e kishin përdhunuar. Ngjarja, siç pretendoi vajza, kishte ndodhur në banesën e saj në rrugën “Halit Bega”, në kryeqytet. Denoncimi vuri në lëvizje gjithë strukturat e Policisë që mbulonin zonën dhe brenda ditës, autori i krimit u ndalua. Por pas ndalimit, për shkak të akuzës së rëndë, Policia bëri edhe arrestimin e personit që akuzohej nga vajza 17­vjeçarja. “Më datë 2 gusht 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale E.D., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘Halit Bega’, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, vjeç 17, banuese në Tiranë”, thanë atë ditë burimet zyrtare. Për shkak të afateve brenda të cilave duhej që i prangosuri të dilte në gjykatë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, çështja iu referua Prokurorisë. Organi i akuzës, pasi mori materialin nga Policia, vlerësoi ngjarjen e rëndë dhe vendosi që brenda limiteve kohore të kryente hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes.


ZBULIMI I NGJARJES

Veprimi i parë që kreu Prokuroria ishte urdhërimi i një ekspertimi mjekësor tek e dëmtuara 17­vjeçare me qëllim saktësimin e ngjarjes. Pa vonuar shumë, mjekët konfirmuan se vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur pretendonte se ishte përdhunuar. Pas këtij konkluzioni të mjekëve, Prokuroria iu rikthye kallëzimit të bërë nga vajza në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë, ku u gjetën mospërputhje në faktet e paraqitura në lidhje me ngjarjen. Vajza kishte pretenduar në kallëzim se një person që banonte në të njëjtën zonë me të, kishte hyrë në banesë pa dëshirën e saj dhe e kishte zhveshur. Më pas, autori i denoncuar nga vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe në fund kishte ikur nga shtëpia. Mirëpo në kallëzimin e bërë në polici, hetuesit kanë gjetur mospërputhje dhe për këtë arsye kanë vendosur të marrin në pyetje të ndaluarin.

DËSHMIA PËR LIDHJEN

I arrestuari 17­vjeçar, me iniciale E.D., është marrë në pyetje dhe ka pohuar para hetuesve se njihej me vajzën që e kishte denoncuar. Ai u ka bërë me dije hetuesve se me të renë ka pasur një lidhje, por kohët e fundit raporti mes tyre ishte acaruar dhe ftohur. Sipas dëshmisë së dhënë nga i ndaluari, gjatë muajve të fundit, ata kanë pasur herë pas here kontradikta dhe debate të ndryshme. Djali ka mohuar në polici që të ishte takuar me 17­ vjeçaren ditën kur ajo pretendonte se ishte përdhunuar. Për këto arsye, Prokuroria ka nxjerrë urdhër­ndalimi ndaj vajzës me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa ka liruar të riun që mbahej në polici, pas denoncimit të rremë të bërë te Komisariati nr.4. Urdhri i ndalimit, i nxjerrë nga Prokuroria, sipas burimeve zyrtare është ekzekutuar ditën e djeshme, kur vajza është prangosur me akuzën e dëshmisë së rreme. Pas arrestimit të saj, pritet që Prokuroria të vlerësojë masën e sigurisë që do të kërkojë në gjykatë ndaj të akuzuarës.

MOTIVI

Raporti i mjekëve ligjorë, sipas të cilit vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale kohët e fundit dhe nuk kishte shenja dhune, ka qenë prova kryesore për ndalimin e saj. Hetuesit dyshojnë se vajza mund ta ketë sajuar kallëzimin e rremë me dëshirën për t’i bërë keq apo për t’u hakmarrë ndaj ish­partnerit për ftohjen e marrëdhënies së tyre apo për konfliktet që kanë pasur. Megjithatë, në lidhje me motivin e kësaj ngjarjeje, pritet që të merret në pyetje vetë vajza 17­vjeçare e akuzuar tashmë për moskallëzim krimi. /Panorama



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Shënohet ngjarja e parë e rëndë në Lojërat Olimpike

Shënohet ngjarja e parë e rëndë në Lojërat Olimpike

I kap stuhia gjatë piknikut, turistët goditen nga rrufeja në Dibër

Prishet moti, lamtumirë i nxehti afrikan

Abuzoi seksualisht me pacienten, mjeku pas hekurave

Denoncimi/ “Ministria e Financave lë 10 muaj pa rroga mjekët e burgjeve”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com