Refia jeton prej 4 muajsh në shtëpinë e Gazmendit, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Asaj i referohen si “halla”, por ajo është në fakt vajza e djalit të dajës së vjehrrit. Qëndrimi i saj i gjatë në shtëpinë e tij ka nisur të sjellë konflikte në familjen e Gazmendit dhe ai i kërkon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që të largohet.
Refia ngulmon se nuk do të dalë pa zgjidhur problemet e saj me vajzën. Ajo tregon se kishte 3 fëmijë, por djali i ka vdekur. Vajza e madhe jeton në Angli dhe gjithçka i shkon vaj, kurse vajzën e vogël e ka ndihmuar vazhdimisht me para sepse Refia punoi për shumë vite në Greqi. Ajo thotë se i dërgonte para vajzës dhe njëkohësisht, i kërkoi të blinte një shtëpi, por e bija s’i ka lënë asgjë në bankë.
Refie: Thosha çupë, 500 ti dhe 500 futja mamasë në bankë. Mirë, mirë, mirë. Mua ma hëngri mendja se i kishte brenda në bankë, ajo i hante, Eni xhani. Erdhi puna shita dhe shtëpinë.
Eni Çobani: Po pse?
Refie: Se kjo, e blemë shtëpinë neve, ndenji nja 4-5 vjet në shtëpi dhe kërciti e iku në Francë pa më thënë mua gjë. E merrja në telefon, nuk më dilte. Vetëm kur më merr ajo, më thotë unë jam në Francë. Po pse moj të keqen mamaja, çfarë ke, çfarë të kam bërë? Po e dija që nuk do më lije ti. Po mirë, me çfarë vajte në Francë, ku i gjete ato lekë? Unë ato lekë nuk i hodha në bankë, i mora e ika. Unë nuk u ndieva se ka bërë një fëmijë të sëmurë dhe i përkushtohej atij fëmije. I përkushtohesha atij fëmije dhe jam përkushtuar shumë për fëmijët e saj.
Më pas, Refia vendosi ta shiste shtëpinë e blerë në Vlorë për 35 milionë lekë. Nga këto, 5 milionë ishin faturat e papaguara të dritave dhe 3 milionë të ujit. Pasi i shleu edhe ato, sërish pjesën e mbetur të parave, 27 milionë, ia dërgoi sërish vajzës së vogël, Rudinës.
Refie: Më thotë çupa, dërgoji këtej ti se unë do të të mbaj ty moj unë! Na unë!
Eni Çobani: Si, i dërgove prapë edhe këto lekët?
Refie: Po, ia dërgova! Jam pa një kokërr leku në bankë! Edhe 5 lekë, erdha ta kërkoj me gjykatë e gjyq, më the e të thashë dhe ato…
Eni Çobani: Kush është vajza që i ke dërguar lekët?
Refie: E vogla.
Eni Çobani: Që quhet?
Refie: Rudina. E madhja nuk më ka ngacmuar, një karamele për fëmijët e saj nuk i kam dhënë./tvklan.al