Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza lë jetën e saj në Arabi për t’i qëndruar pranë nënës së saj

2019/01/13 at 5:50 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vajza lë jetën e saj në Arabi për t’i qëndruar pranë nënës së saj

Olivia është vetëm 23 vjeç, por ka kaluar shumë vështirësi në jetë. Ajo u detyrua të mos ndiqte studimet në universitet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Duke qenë një vajzë e përgjegjshme dhe me shumë dëshirë për të ndihmuar familjen, Olivia vendosi të emigrojë drejt Arabisë për të punuar. Por një moment i vështirë familjar e detyroi të rikthehej në Shqipëri.


Prej një viti e ëma është në gjendje të vështirë psikologjike. Ajo nuk mund të përballojë humbjen e vëllait të saj, të cilin e kishte rritur. Por në atë kohë e bija nuk ishte afër që ta ndihmonte për ta kapërcyer këtë moment të vështirë.

Olivia e ka përjetuar shumë trishtimin e mami Agentinës. Ndaj e ftoi sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare” për t’i kërkuar ndjesë. Gjithashtu Olivia i dha nje mesazh mamase se saj.

“Nëna ime ishte vetëm 10 vjeç kur gjyshja ime ndërroi jetë. Edhe pse shumë e vogël mori një përgjegjësi shumë të madhe. Në prehërin e saj u ulën tezja dhe daja, që ishin më të vegjël. Mami u detyrua të linte shkollën dhe të fillonte një punë që të suportonte ekonomikisht familjen. Me të gjitha vështirësitë kaluan vitet dhe erdhi periudha e tranzicionit. Daja me gabimet e tij u dënua dhe i hoqën lirinë për 7 vite”, rrëfeu Olivia.

Ajo shton se Agentina vijoi të ishte si një nënë për të vëllanë. Ajo u kujdes për të kur ishte në burg dhe për familjen e tij, të përbërë nga dy fëmijët dhe bashkëshortja. Por kjo e fundit vendosi të mos e priste bashkëshortin dhe të vijonte jetën e saj. Ndaj daja i Olivias u martua sërish dhe emigroi drejt Italisë. Por gjendja ekonomike e familjes së Olivias vijonte të mos përmirësohej.

“Ëndrra ime u la përgjysmë, që ishte gazetaria dhe mori fund për arsye ekonomike. Unë nuk mund ta vazhdoja shkollën dhe u detyrova të kërkoja një punë. Me disa njohje dhe pak mundime gjeta një punë në Arabi. Punoja shumë, por nuk kishte asnjë moment që unë të flija gjumë pa më thënë Tina ime (mami) natën e mirë, apo në mëngjes që më thoshtë çohu shpejt e bëhu gati për punë. Më 2 Shkurt të vitit të kaluar mua nuk më erdhi telefonata e mamit. Më mori motra dhe ishte duke qarë. Të betohem që ngriva dhe mendova gjënë më të keqe se mos i kishte ndohur gjë mamit. Motra më tha që daja kishte ndërruar jetë në Itali. Vetëm imagjinova mamin në ato momente, por nuk kisha mundësi të kthehesha në Shqipëri”.

Olivia ndihej shumë fajtore që nuk mund të ishte pranë të ëmës në ato momente shoku që kishte. Pas disa muajsh e ëma vijonte të ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Per kete, Olivia u detyrua të linte gjithçka në Arabi dhe të rikthehej në Shqipëri.

“Gjyshi dhe njerëzit e familjes nuk e kanë lejuar mamin që ta shikonte dajën. Unë dua t’i jap kurajo, sepse ajo e ka peng këtë. Duhet të gjejë forcën! Po mundohem të bëj të pamundurën që mami të rikthehet ajo që ka qenë dhe të buzëqeshë prapë se gjërat e tjera do rregullohen”,theksoi ajo.

Pavarësisht trishtimit të saj, Agentina gjeti forcën dhe pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”. Ajo nuk priste të shikonte fëmijët e saj pas murit ndarës, pasi ata e dinin gjendjen e saj, por kur pa Olivian në ekran, iu rikthye buzëqeshja.

Olivia: Mbretëresha ime!

Agentina: Kjo është vajza ime e vogël, është qetësia e shpirtit tim!

Olivia: Dua të të them dhe për këtë nëse do të kisha mundësi të vija aty te ty, do të ulesha në gjunjë dhe do të thoja më fal që nuk u gjenda pranë teje në momentin më të vështirë tëndin. Më fal që jeta më hodhi aq larg dhe nuk pata mundësi të të shtrëngoja krahët dhe të të fshija lotët. Tashmë çdo gjë që të të them unë, ti e ke marrë atë shok që nuk duhej ta kaloje. Ti nuk je vetëm! Unë të premtoj që do të jem gjithmonë me ty dhe pranë teje, si në raste të mira ashtu edhe të këqija që jeta do na sjellë bashkë.

Nuk dua që në asnjë moment ti të qash, të ndihesh vetëm dhe të largohesh nga ne. Ma premto që në sytë e tu nuk do të ketë më lot. Sa për buzëqeshjet et ua, ma lër mua në dorë sepse do të sigurohem që çdo ditë në fytyrën tënde të ketë një buzëqeshje.

Agentina: Të do mami shumë!

Ardit Gjebrea i kërkoi Agentinës të gjejë forcën brenda vetes dhe të ecë përpara për fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se vëllain e ka rritur vetë dhe se i ka ngelur peng që nuk ka ardhur me të në rubrikën “Edhe unë këndoj”, pasi ia kishte kërkuar shpesh.

“Do vish sivjet dhe këngën do ta këndojmë bashkë. Më konsidero mua vëllaçkon tënd,” -tha Gjebrea, duke i dhënë kurajo Agentinës ta mbajë mend të vëllanë ashtu siç ka qenë. Por asaj i ka ngelur peng që nuk e pa në arkivol, pasi ende nuk e pranon dot humbjen e tij.

Ardit Gjebrea i ofroi Olivias të bëhej pjesë e stafit të “E Diela Shqiptare”, çka ka qenë ëndërr për të. Ai i kërkoi Agentinës që të heqë zinë kur të kalojë një vit nga humbja e të vëllait.

“I jam lutur mamit tim për babain dhe ma plotësoi. Pas një viti ajo i hoqi rrobat e zeza dhe të njëjtën gjë dëshiroj dhe për ty. Të lutem ma premto”, u shpreh Gjebrea. Por për Agentinën është shumë e vështirë pasi ai për të ka qenë edhe vëlla, por edhe djalë, pasi e ka rritur vetë.

Ardit Gjebrea shtoi: “Dalëngadalë do të kuptosh që duke u rritur vajza jote do të bëhet jo vetëm vajzë, por edhe motër. Është e njëjta ndjenjë, siç është bërë djali im. Unë e kam djalë, por e kam edhe shok. Unë jetoj për të, vajzën dhe bashkëshorten time”.

Historia e Agentinës dhe Olivias na tregoi se ndonjëherë dhimbja për të dashurit që ndahen nga jeta, na bën të harrojmë se për kë duhet të jetojmë. Por fëmijët dhe familja janë bekimi i çdokujt dhe motivi për të ecur përpara./tvklan.al

Etiketa: e diela shqiptareka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar
Kronikë

Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar

25 Janar, 2026 11:17 am
Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur
Kryesore

Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur

25 Janar, 2026 11:13 am
Para
LIVE/ Rama: Shkarkohen anëtarët e bordeve të universiteteve

“Hiq fustanin, vish pantallonat”, deputeti demokrat thirrje Ramës

Lindi vajzë, burri nuk i foli për 1 vit dhe e dhunonte sistematikisht

Lindi vajzë, burri nuk i foli për 1 vit dhe e dhunonte sistematikisht

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet me drogë 27-vjeçari shqiptar

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet me drogë 27-vjeçari shqiptar
















TE FUNDIT

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
25 Janar, 2026

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së...

Lexo më shumë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
25 Janar, 2026

Në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë 20-vjeçari Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com