Kush tha se me kalimin e viteve bukuria e femrës venitet?
Kjo grua është shembulli ideal i së kundërtës. Ndonëse sapo ka mbushur 47 vjeç, mediat ndërkombëtare e kanë pagëzuar si “gruan në moshë, më të bukur në botë”.
Bëhet fjalë për modelen daneze Helena Christensen. Ajo hyri në botën e modës 25 vite më parë, për t’u shndërruar në një yll.
Stilisti me famë botërore, Gianni Versaçe, ka deklaruar se ajo e meriton plotësisht të quhet “gruaja me trupin më të bukur në botë”.