Kronikë

Vajza iu mbyt para syve, babai: E adhuroja fëmijën tim, nuk do ta dëmtoja kurrë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 25/08/22 |
Opi Nion

Babai i Amelias, 6-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Korinthit në Greqi ka thyer heshtjen dhe ka folur një ditë pas vendimit të prokurorit për ta liruar nga qelia teksa akuzohet për  ekspozim të së miturës në rrezik.

I pyetur nga media greke protothema.gr, 42-vjeçari ka deklaruar se ai e adhuronte vajzën e tij dhe se nuk do t’i bënte kurrë keq asaj.

“Atë që ka ndodhur ia kam thënë një nga prokurorëve të çështjes. Nuk do ta dëmtoja fëmijën tim, e adhuroja. E adhuroja, ajo ishte forca ime. Kur vajza erdhi në shtëpi mora forcë”, deklaroi 42-vjeçari.

Ndër të tjera ai foli dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij dhe tha se nuk kanë pasur probleme dhe se ajo nuk e fajëson për vdekjen e vajzës.

“Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk ka asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Unë kthehesha çdo pasdite nga puna dhe e merrja”, thekson 42-vjeçari. “Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”, tha më tej babi i vogëlushes.

Ceremonia mortore e  vajzës 6-vjeçare do të bëhet mesditën e të premtes në Shqipëri, por 42-vjeçari nuk do të jetë prezent pasi e ka të ndaluar lëvizjen jashtë shtetit grek.

Ngjarja tragjike ndodhi më 23 gusht, ndërsa trupi i pajetë i 6-vjeçares u gjet nga një peshkatar.

Ndërkohë, babain e vajzës gjykata greke e la të lirë me kushte kufizuese. 42-vjeçarit i është kufizuar dalja jashtë vendit, ndërsa i është kërkuar të paraqitet çdo ditë të parë të muajit në komisariat./Opinion.al

Pas