Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza e Vilson Blloshmit: Ja biseda e fundit e nënës me babain, i tha linda vajzë

2023/03/14 at 1:25 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Prekëse është ajo ç’ka rrëfen Enerjeta Blloshmi, vajza e poetit Vilson Blloshmi,  i pushkatuar gjatë diktaturës komuniste.

Në një rrëfim të rrallë ajo ka ndarë me publikun bisedën e vetme që nëna e saj ka pasur në burg me të atin, kur dhe ai ka mësuar për ekzistencën e saj.  Blloshmi ishte arrestuar rreth një muaj para se bashkëshortja të sillte në jetë Enerjetën.

Po ashtu ajo flet për dhimbjen dhe lotët që i rrjedhin në faqe sa herë që i flasin për të atin.

“Rreth moshës 4-5-vjeç kur fillova të kuptoja, ma kanë shpjeguar shumë mirë, gjyshja ime, halla ime, xhaxhai, mamaja. Ma kanë treguar komplet nga dita e arrestimit deri kur u pushkatua. Më kanë treguar shumë për jetën e tij, për poezitë, për librat, pasionin e madh për frengjishten. Për babain tim flitej çdo ditë. Mamaja ime deri në momentet e fundit të jetës së saj, ka folur gjithmonë për të. Më ka treguar edhe gjërat më të dhimbshme kur e takoi në burg, që i tregoi që kishte lindur, që kishte ardhur në jetë ky fëmijë, momentin që e thirrën dhe e arrestuan, sepse babain tim nuk e kanë arrestuar në shtëpi, por e kanë thirrur dhe e kanë arrestuar në zbor; momentet kur ai iku, momentin e fundit, përshëndetja, çdo gjë me shumë detaje.

Ai është arrestuar më 5 gusht, unë kam lindur në 6 shtator. Ai e ka marr vesh lindjen time në mars të vitit 1977, sepse ne nuk na lejohej ta takonim dhe as letër, asgjë. Mamaja ime me shumë insistim, kërkoi që ta takonte, shkonte përditë te Dega e Brendshme e Librazhdit dhe ia arriti qëllimit. Ka qene një takim 4 minuta dhe e vetmja pyetje që i bëri: “-Çfarë ke lindur?

-Kam lindur vajzë.

-Si ja ke vënë emrin?

Enerjeta”.

I ka kapur dorën dhe i ka thënë: ‘Kujdes veten dhe vajzën’. Edhe pastaj e morën policët dhe e hoqën direkt. Nuk lejuan asnjë fjalë tjetër, vetëm ka qenë në djeni për lindjen time dhe emrin. Asgjë më tepër.

Unë jam rritur gjithmonë me atë dhembshurinë që më flisnin, sepse kur flitet për të, unë gjithmonë qaj në shtëpi. Fotografitë i mbanim të fshehta, sepse ne ishim të internuar dhe kur vinin kontrolle nuk duhet t’i shihnin, edhe ne i kemi mbajtur gjithmonë të fshehura të dy fotografitë, por nuk më janë tharë asnjëherë lotët për atë njëri. Flitej gjithmonë dhe unë e kam ndjerë sikur ai ka qenë gjithmonë prezent në çdo moment. Flitej shumë për të, gjithmonë”, rrëfeu Enerjeta në abc news.

Etiketa: Enerjeta BlloshmiVilson Blloshmi

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Gruaja arrestohet pas lindjes. U dënua për braktisje të vajzës së parë, apeli i të shoqit

Gruaja arrestohet pas lindjes. U dënua për braktisje të vajzës së parë, apeli i të shoqit

Shkoi në Kishën e Laçit për t’u lutur, bie nga lartësia dhe ndërron jetë një grua

Shkoi në Kishën e Laçit për t’u lutur, bie nga lartësia dhe ndërron jetë një grua

Si vajza e presidentit uzbek ndërtoi një perandori pronësore prej 200 milionë funte

Si vajza e presidentit uzbek ndërtoi një perandori pronësore prej 200 milionë funte

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com