Life Style

Vajza e Pele zbulon foton përqafuar të atin në spital: Ne jemi ende këtu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 24/12/22 |
Opi Nion

“Ne jemi ende këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”. Është mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Peles, publikoi mbrëmë në Instagram si mbishkrimin e një fotoje që tregon atë duke përqafuar të atin në shtratin e tij të spitalit, në São Paulo. Të mërkurën e vitit të kaluar, spitali Albert Einstein, ku po trajtohet legjenda braziliane, njoftoi se kanceri i zorrës së trashë po “përparonte” dhe se Pele kishte nevojë për “ndihmë më të madhe për të trajtuar dështimin e veshkave dhe zemrës”.

Në të njëjtën ditë Kely Nascimento dhe Flavia Arantes, vajza tjetër, kishin njoftuar përmes rrjeteve sociale se babai do të kalonte Krishtlindjet në spital. Pele është shtruar në spital që nga 29 nëntori për një rivlerësim të trajtimit të tij të kimioterapisë pasi kanceri i zorrës së trashë u zbulua në shtator 2021./Opinion.al

Pas