Rea Xhillari, motra e Zahos, po e shijon pa fund kthimin pas në fëmijëri duke u kujdesur, duke kaluar kohë, duke vizituar vende e duke luajtur me vëllanë e saj të vogël. Duket madje sikur prej saj do e njohim më shumë e më shpejt djalin e Kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda.
Ndërsa i ati është veçanërisht i kujdesshëm në publikimet e tij me Zahon, ku djali është gjithmonë me shpinë, Rea duket se e ka kapërcyer këtë rregull sot me publikimin e radhës. Është një foto jo shumë e qartë, çka nuk e bën thyerjen e rregullit aq kërcitës, megjithatë është një foto ballore e Zahos së vogël dhe të tilla as Edi Rama dhe as Rea nuk kishte publikuar që kur Zaho ishte fare i vogël.
Është një çast vërtet shumë i bukur, ku Rea e ka kapur Zahon nga krahët dhe po rrotullohen të dy. “Lumturi” e ka titulluar ajo këtë çast që si lumturia është fluturues dhe shumë i vështirë për t’u ndalur.