Vajza e këngëtares Ledina Çelo, Perianna feston sot ditëlindjen. Ledina e ka uruar të voglën përmes një statusi në Facebook, i cili është pasur me shumë urime të tjera nga ndjekësit e Ledinës në rrjetet sociale. Por ja çfarë ka shkruar këngëtarja për vogëlushen e saj të bukur.
“Gëzuar ditëlindjen Perianna! Ardhja jote në jetë nje vit me parë, i solli gëzim familjes! Qofsh e lumtur gjatë gjithë jetës princesha jonë… Të duam pa fund”.
Ledina Çelo dhe bashkëshorti i saj Naim Kabashi, janë prindër të dy fëmijëve, Erlisit dhe Periannës dhe jetojnë prej vitesh në Gjermani