Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj këto ditë ka qëndruar në Shqipëri. Me t’u kthyer në Nju Jork, ajo ka vazhduar aktivitetet atje dhe këtë e tregon edhe përmes rrjeteve sociale. Përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Anxhelina u shfaq me një kostum sportiv të kuq, duke pozuar tepër seksi dhe joshëse.
Këngëtarja pranoi komente dhe pëlqime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e komplimentonin për linjat. Kujtojmë që Anxhelina është vajza e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjona.