Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vajza diçka di…”, avokati i kushërinjve Mollaj: Tina Pajollari është e influencuar

2022/10/17 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vajza diçka di…”, avokati i kushërinjve Mollaj: Tina Pajollari është e influencuar

Pasi  gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Martina Pajollarin ka reaguar avokati i kushërinjve Valter e Edlir Mollaj, i cili ka kërkuar pranë Gjykatës sigurimin e dëshmisë së 18-vjeçares.

Në një deklaratë për mediat, avokati tha se 18-vjeçarja ka dhënë dëshmi kontradiktore që përplasen me njëra-tjetrën. Këto dëshmi sipas avokatit mund të kenë ardhur edhe nga influencime të ndryshme.

Më tej ai tha se dyshon që vajza diçka di, ndërsa shton se nuk beson se është pjesëmarrëse në krim.

Pyetje: Sapo thatë që ka ndikime të tjera, për çfarë ndikimesh flisni?

Nevzat Tarelli: Flas për mënyrën si gjenden në dosje dëshmi të cilat çuditërisht kanë një rrjedhë jo normale. Nëse në fillim është hedhur një pistë nga vetë Martina dhe jepet një internal lëvizjeje, jepet një pistë tjetër, në momentin që kjo pistë është verifikuar dhe nuk ka rezultuar asgjë konkrete këtë e them nga provat që ka dosja, atëherë vajza ndërron një pistë tjetër. Pas marrjes së dëshmisë së vajzës arrihet t’i merret po bariut i cili ndodhet i arrestuar, e njëjta pistë e dytë. Kjo flet shumë për një hetim. Nuk ka mundësi që dy persona të ndryshëm që japin një herë një variant të gënjeshtërt përsëri të përsërisin një gënjeshtër tjetër, por në një version të ri.

Pyetje: Po thua që u është diktuar kjo gjë?

Nevzat Tarelli: Këtë nuk mund ta konfirmoj që u është diktuar, por unë them që është e influencuar. Se nga kush, kjo ngelet për t’u parë. Kjo ka qenë shkaku që unë kam kërkuar sigurimin e provës në mënyrë që nesër vajza mund të jepte një version tjetër apo mund të zhdukej si në rastet e tjera që kam pasur që kanë dhënë dëshmi të cilat logjikisht nuk janë konfirmuar dhe më pas personi që ka dhënë atë dëshmi fajësuese nuk është gjendur më. Kjo më ka bërë që të veproj në këtë mënyrë. Më vjen keq që nëse kërkesa ime do të jetë bërë shkak për arrestimin e vajzës për këto motive. Unë dyshoj në këtë pjesë.

Pyetje: Vajza a është pjesë e kësaj vrasjeje?

Nevzat Tarelli: Nuk mund ta them, por mua më krijon përshtypjen që vajza diçka di. Nga komunikimet që janë ose nga mënyra se si serviret ngjarja unë dyshoj që vajza diçka di, por unë nuk besoj kurrë që vajza është  pjesëmarrëse në krim, të paktën nga këto të dhëna të deritanishme. Jeni gazetarë dhe keni marrë intervista të vajzës. Nëse shohim me kujdes dëshminë e parë, deklarimin e parë të servirur nga vajza. Me deklarimin e dytë të vajzës kanë ndryshime thelbësore, të cilat në mënyrë po nga e njëjta vajzë, në mënyrë të lirë para mediave janë hedhur poshtë dhe thotë që mua më janë diktuar. Kjo ka qenë arsyeja që kam kërkuar sigurimin e provës. Pra le të sigurohet në gjykatë dëshmia e saj sepse jashtë mund të jetë objekt i ndikimeve dhe influencave nga më të çuditshme. Nuk po them as presion. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam informacion. Ama mënyra si një njeri servir versione të ndryshme, njëherë një version, njëherë një tjetër dhe para mediave, të bën logjikshëm të kuptosh se ajo minimalisht ose fsheh, ose është në influencën e personave të tjerë. Për të eliminuar këtë situatë dhe për të shkuar tek një hetim korrekt, për të zbardhur realisht të vërtetën dhe jo për të thënë që gjetëm një autor tani dhe hajde të merremi për t’i gjetur provat e tij, unë nuk i përkas këtij formimi.

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
VIDEO/ Sot seanca në Apel për “Babalen”, deputetët e PD-së në mbështetje të Salianjit

VIDEO/ Sot seanca në Apel për “Babalen”, deputetët e PD-së në mbështetje të Salianjit

Nisja e vitit akademik, pedagogët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Nisja e vitit akademik, pedagogët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Shtyhet gjyqi për “Babalen”, Salianji: Edhe sot u gjet një arsye, ja çfarë dyshoj

Shtyhet gjyqi për "Babalen", Salianji: Edhe sot u gjet një arsye, ja çfarë dyshoj

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com