Aktualitet

Vajza 14-vjeçare zhduket prej 3 ditësh në Vlorë, babai thirrje për ndihmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 08/08/20 |
Opi Nion

Kjo që shikoni në foto është Argita Liço, vajza 14-vjeçare e cila u zhduk tre ditë më parë nga banesa e saj në Vlorë.

Babai i saj ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e vajzës së tij, duke kërkuar prej atyre që kanë një informacion për të bijën që të kontaktojë në numrin e tij të telefonit 0692020843.

Me lot në sy, ai thotë se për herë të fundit vajza është parë në një hotel në Lushnje ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Babai shprehet se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët nëse mund të më kontaktojnë te numri im 0692020843. Nuk kemi pas asnjë konflikt në familje, është hera e parë që ndodh, sepse unë jam një prind shembullor. Mbesa ime në Greqi më dha informacion që vajza ndodhej në Lushnje dhe aty ka marrë një shumë, ka marrë në telefon një djalë që quhet Silvi. Rreth orës 12:30, vajza ka dalë nga hoteli dhe më pas nuk është parë më”, ka deklaruar i ati.

Pas