Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet në Shqipëri bien me 75%

2025/05/02 at 8:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet në Shqipëri bien me 75%

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit.

Për muajt janar-mars 2025 sipas të dhënave të Doganave u eksportuan rreth 322 ton vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme eksportet e vajit të ullirit janë ulur 75%.

Për këtë periudhë në vlerë eksportet e vajit të ullirit arritën rreth 188,5 mijë lekë, kundrejt 1 miliardë lekë që ishin eksportet e muajve janar-mars 2024. Rënia e eksporteve në vlerë është 81%.

Përpunuesit dhe eksportuesit e vajit të ullirit pohojnë se vijojnë të jenë thuajse të bllokuar në eksportin e vajit rifuxho, për shkak të çmimeve të ulëta që ofrojnë blerësit e huaj, sidomos nga Italia, ku konkurrenca me prodhuesit spanjollë dhe grekë është shumë e fortë.

Aldo Jolla, eksportues nga zona e Belshit, tregon se prej muajit nëntor nuk ka arritur të shesë asnjë litër vaj të paambalazhuar. Aktualisht, ai ka të magazinuara 30 ton vaj ulliri të pashitur.

“Çmimi që kërkojnë grosistët italianë është nën koston e prodhimit. Po na ofrojnë 4,7 euro për litër, ndërkohë që në Spanjë çmimi arrin 4,2 euro. Nën 500 lekë për litër, ne nuk dalim as me koston e punës,” thotë ai.

Kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, si në Greqi, ku shteti subvencionon fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë i informalitetit të shitjeve në vend.

Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare, duke e bërë vajin shqiptar jo konkurrues.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë më herët pohoi për Monitor se po punon për përmirësimin e kushteve të magazinimit dhe marketingut të vajit të ullirit, përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore me vlerë rreth 1 mln USD. Sipas këtij projekti, planifikohet ngritja e një qendre moderne në qarkun e Beratit, ku do të kryhet ruajtja, ambalazhimi dhe brandimi i produktit shqiptar të vajit të ullirit.

Por aktualisht shpresa e vetme për eksportuesit duket të jetë sezoni turistik, ku pritet rritje e kërkesës nga restorantet për vaj ulliri, prej muajit mars.

Eksportues të tjerë pohojnë se për ta tregu i eksporteve zë më tepër peshë në shitje sesa tregu i brendshëm. Për këtë arsye po angazhohen për eksportin e vajit të ullirit të ambalazhuar me markë. Ndërsa në tregun e brendshëm kërkesa për vaj ulliri të ambalazhuar është e ulët.

Tregu i vajit të ullirit shënon luhatje të shumta vit pas viti. Në vitin 2023, rritja e lartë e eksporteve, kryesisht për vajin e paambalazhuar (rifuxho) drejt Italisë, u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, kur fermerët nuk gjenin treg për ta shitur vajin e ullirit.

Në dy vitet e shkuara 2023 dhe 2024 u rrit sasia e eksportit të vajit nga Shqipëria, sepse vendet si Spanja dhe Italia, që dominojnë tregun botëror, patën një rënie të madhe të prodhimit për dy vite me radhë, për shkak të mungesës së reshjeve. Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare./ Monitor

Ju sugjerojmë

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi
Bota

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi

30 Korrik, 2025 11:45 am
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Pyetjet e Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

30 Korrik, 2025 11:43 am
Rusi/ Pas tërmetit, shpërthen vullkani Klyuchevskoy
Bota

Rusi/ Pas tërmetit, shpërthen vullkani Klyuchevskoy

30 Korrik, 2025 11:27 am
Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin
Aktualitet

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

30 Korrik, 2025 11:22 am
Alarmi për tsunami/Ambasada e Shqipërisë në Tokio thirrje shqiptarëve: Ndiqni…
Aktualitet

Alarmi për tsunami/Ambasada e Shqipërisë në Tokio thirrje shqiptarëve: Ndiqni…

30 Korrik, 2025 11:15 am
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Trump: Refugjatët ukrainas mund të qëndrojnë në SHBA deri në fund të luftës

30 Korrik, 2025 11:11 am
(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari
Kronikë

(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari

30 Korrik, 2025 10:56 am
“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura
Aktualitet

“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura

30 Korrik, 2025 10:53 am
(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm
Aktualitet

(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

30 Korrik, 2025 10:43 am
Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit
Bota

Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit

30 Korrik, 2025 10:19 am
Para
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Ekstradohen në Shqipëri dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen në Shqipëri dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar

“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin

Netanjahu: Fitorja ndaj Hamasit, prioritet kryesor

TE FUNDIT

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi
30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8, një nga më të fortët të regjistruar ndonjëherë, goditi herët të mërkurën gadishullin...

Lexo më shumë

Pyetjet e Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
30 Korrik, 2025

Nga qelia, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një shkrim të gjatë të postuar në faqen e...

Lexo më shumë

Rusi/ Pas tërmetit, shpërthen vullkani Klyuchevskoy

Rusi/ Pas tërmetit, shpërthen vullkani Klyuchevskoy
30 Korrik, 2025

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin
30 Korrik, 2025

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com