Sport

Uzuni kritika ndaj lojtarëve: Luajta me injeksione, mos të bëjmë gabime foshnjarake



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 25/09/22 |
Opi Nion

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni gjatë një interviste të dhënë pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme kundër Izraelit, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 2-1 ka qenë mjaft kritik ndaj bashkëlojtarëve, ndërsa tregoi se sakrifikoi për të luajtur.

Uzuni rrëfeu se me Granadën kishte luajtur me injeksione dhe se bëri gjithçka për t’u rikuperuar për ndeshjen e së shtunës mbrëma. Ai shtoi se do të sakrifikojë gjithmonë për fanellën shqiptare.

“Te Granada kam luajtur me injeksione. Kur panë këmbën në Kombëtare më thanë që mund të iki po të dua. Sakrifikova për kombin, gjithmonë do të sakrifikoj me këtë fanellë. Do të jem ndaj Islandës padyshim, shpresoj që edhe me gol. Mbas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por kryesorja të analizojmë gabimet që të mos i bëjmë, të fokusohemi te ndeshja e radhës se kështu e pësojmë në fund”.

Po ashtu, sulmuesi shqiptar tha se duhet të analizohen gabimet e bëra gjatë ndeshjes dhe të mos përsëriten të tjera që sipas tij janë foshnjarake. Sulmuesi dhe shënuesi i golit të vetëm në ndeshjen e mbrëmshme tha se nuk duhet të punohet me formacionin por me ekipin. Sipas tij, lojtarët duhet të luajnë për fanellën dhe kombin .

“Besoj se është një nga golat më të bukur në karrierë, ndjehem i mërzitur. Të analizojmë gabime e të mos bëjmë të tjera se janë foshnjarake. Mendoj se nuk duhet të punojmë për formacionin, por të punojmë për ekipin. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kush e meriton të luajë. Ne duhet të luajmë për fanellën, për kombin, përfaqësojmë të dashurit, të gjithë Shqipërinë”, tha Uzuni./Opinion.al

 

Pas