Zjarri pranë Uzinës së Armëve në Poliçan u shkaktua nga një i moshuar.
Mësohet se 63-vjeçari i proceduar është me probleme të shëndetit mendor.
Zjarrfikësit, ushtria dhe banorët e zonës punuan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes për të vendosur nën kontroll flakët dhe për të shmangur rrezikun për ndonjë shpërthim të mundshëm nga afrimi i zjarrit pranë depove të armatimit.
Ndërkohë, mbetet aktive vatra e zjarrit në dy fshatrat e Patosit, në Gjinoqar dhe Drenie.
Rreziku është larguar nga zonat e banuara, por zjarri po djeg masivin pyjor dhe ndërhyrja është e vështirë për lokalizimin e vatrës.
Klan News