Policia ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje.
Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar tre kryefamiljarë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre dhe në një rast edhe ndaj të bijës së mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin J. T., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: – E. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia