Policia ka vënë nën hetim një 32-vjeçare, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së saj, në Devoll.
Çifti i dhunuar psikologjikisht është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. Xh., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës dhe vjehrrit të saj, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.