Sport

Ushtrimet e çuditshme, futbollistët e Barcelonës stërviten me sy mbyllur


               Publikuar në : 16:00 - 09/02/20 |
Opi Nion

Quique Setién ende nuk ka dhënë rezultatin që pritej prej tij në skuadrën e Barcelonës. Që pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, ekipi ka bërë hapa pas në rezultate, duke u eleminuar edhe nga çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas humbjes 1-0 në Bilbao.

Por, teksa Barcelona po vijojnë të bëjë lojë të dobët në fushë , ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave janë ushtrimet e çuditshme që ish-trajneri i Betisit në seancat stërvitore.

Në stërvitjen e fundit, Setien vendosi që Antoine Griezmann, Arturo Vidal, Samuel Umtiti dhe Riqui Puig të vraponin me sytë e mbyllur. Ndërkohë, një ditë më parë vendosi që lojtarët të bënin një lojë fëmijësh me njëri-tjetrin.

Loja konsistonte në pasimin e topit me dorë te shoku dhe në të njëjtën kohë duke i bërë një pyetje atij. Shoku duhej të përgjigjej shpejt dhe pastaj ta pasonte mbrapsht topin.

Kur u pyet në konferencën e shtypit se pse bënte ushtrime të tilla në stërvitje, ai tha se donte që futbollistët të argëtoheshin./ Opinion.al

Pas