Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

2022/12/01 at 4:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat shtetërore janë duke vazhduar luftimet në rajonin lindor Donjeck, derisa në jug, trupat ruse kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë bombarduar Hersonin.

Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Hersonit muajin e kaluar. Në pjesën më të madhe të Ukrainës, punëtorët teknikë janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve të mëdha në rrjet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.

Për pasojë, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen. Sipas ushtrisë ukrainase, Donjecku mbetet zona ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Sipas saj, trupat ushtarake ruse janë duke krijuar linja të mbrojtjes në drejtim të qytezës së Limanit, dhe se ato janë duke u përforcuar me personel, municion dhe naftë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është duke marrë hapa shtesë për të luftuar veprimet e ushtrisë ruse, por pa dhënë më shumë hollësi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë zotuar për më shumë ndihmë financiare dhe dërgim të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, për të rritur kapacitetet e Kievit për luftë.

Ata i kanë bërë të ditura këto qëndrime pas një takimi që kanë zhvilluar ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë në fund të takimit në Bukuresht se strategjia e Rusisë për shënjestrim të infrastrukturës ukrainase të energjisë nuk do të përçajë mbështetësit e Ukrainës.

Lufta në këtë shtet ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Ju sugjerojmë

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
Aktualitet

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

12 Maj, 2025 4:11 pm
Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

12 Maj, 2025 4:03 pm
Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor
Aktualitet

Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

12 Maj, 2025 3:50 pm
“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…
Aktualitet

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…

12 Maj, 2025 3:36 pm
“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!

12 Maj, 2025 3:21 pm
Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut
Aktualitet

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut

12 Maj, 2025 3:07 pm
Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua

12 Maj, 2025 2:59 pm
Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson
Aktualitet

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson

12 Maj, 2025 2:58 pm
Para
Situata e dëmtimeve te Brazili

Situata e dëmtimeve te Brazili

Mashtrimet me kriptomonedha: Agjentët e rremë dhe mijëra “viktima”, përfshirë Shqipërinë

Mashtrimet me kriptomonedha: Agjentët e rremë dhe mijëra “viktima”, përfshirë Shqipërinë

Opinion/ Debati për projektin e Portit të Durrësit!

Opinion/ Debati për projektin e Portit të Durrësit!

TE FUNDIT

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
12 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës....

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
12 Maj, 2025

KQZ sqaron se nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave, shqiptarët që kanë votuar nga...

Lexo më shumë

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
12 Maj, 2025

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier foli për raportin paraprak të OSBE lidhur me procesin zgjedhor...

Lexo më shumë

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
12 Maj, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mirëpriti në një vizitë zyrtare, Ambasadorin e Katarit Jabor Bin Ali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com